Janë pensionuar dy mësimdhënësit e Gjimnazit “Sami Frashëri”, Prof. Hyrishahe Korça dhe Prof. Januz Krasniqi, shkruan AlbanianEducation.net.
Njoftimi nga shkolla:
Sot, në një ceremoni të veçantë dhe emocionale, u pensionuan dy mësimdhënësit e Gjimnazit “Sami Frashëri”, Prof. Hyrishahe Korça dhe Prof. Januz Krasniqi, të cilët për shumë vite me radhë dhanë kontribut të çmuar në edukimin dhe arsimimin e shumë gjeneratave të nxënësve.
Me përkushtimin, profesionalizmin dhe urtësinë e tyre, ata lanë gjurmë të pashlyeshme në shkollën tonë dhe do të mbeten gjithmonë pjesë e historisë së saj.
Përveç Drejtorisë së shkollës, e cila ndau mirënjohje për të dy mësimdhënësit, sot na nderoi edhe prania e Drejtorit të Arsimit, z. Arianit Elshani, si dhe Shefit të Arsimit të Mesëm të Lartë, z. Ridvan Islami.
Drejtori i Arsimit, z. Elshani, përveç fjalëve falënderuese për kontributin e tyre shumëvjeçar, ndau edhe mirënjohje nga DKA për dy profesorët tanë të respektuar.
Falënderim i veçantë shkon edhe për kolektivin e shkollës për organizimin e kësaj ceremonie si dhe nxënësve për përgatitjeve të dy videove për pasqyrimin e punës së dy profesorëve tanë.
Në shenjë respekti dhe mirënjohjeje, Kryetarja e Këshillit të Nxënësve, Anisa Rrukiqi, dhuroi dy libra për dy profesorët tanë të nderuar.
Ju dëshirojmë shëndet, qetësi dhe shumë vite të lumtura në pension!


