Pensionohen pedagogia Fërdeze Ruzhdiu dhe edukatorja Nazife Berisha nga Gjilani

- Advertisement -

Janë pensionuar pedagogia Fërdeze Ruzhdiu dhe edukatorja Nazife Berisha. Njoftimin e ka dhënë shkolla “Thimi Mitko” në Gjilan, shkruan AlbanianEducation.net.

- paragrafi 1 -

Njoftimi i shkollës:

- Advertisement -

Me mirënjohje dhe rrespekt u pensionuan dy mësimdhënëse të shkollës sonë, të cilat lanë gjurmë të pashlyeshme në zemrat e fëmijëve dhe kolegëve të punës.

Pedagoge Fërdeze Ruzhdiu e cila me përkushtim dhe dashuri të pakushtëzuar ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në edukimin dhe zhvillimin e fëmijëve me nevoja të veçanta.

Ajo, për vite me radhë u bë zëri, dora dhe shpresa e tyre.

- Advertisement -

Dhe, edukatorja Nazife Berisha, e cila me përkujdesje e ngrohtësi, ka udhëhequr hapat e parë të qindra fëmijëve në botën e dijes, duke mbjellë te ta dashurinë për mësimin.

Urojmë që vitet në pension të jenë po aq të bukura dhe të mbushura me gëzim sa kujtimet që na keni lënë pas.
Sinqerisht,
Udhëheqësia e shkollës