Janë pensionuar mësuesi Haxhi dhe arsimtari Avdullah. Njoftimin e ka dhënë shkolla “Fehmi Agani” Medvec të Lipjanit, shkruan AlbanianEducation.net.
Njoftimi nga shkolla “Fehmi Agani” Medvec të Lipjanit:
Pensionimi i mësimdhënësve Shfmu”Fehmi Agani” në Medvec.
Sot, më datë 28.01.2026, jemi mbledhur për të shënuar një moment të veçantë, në shenjë falënderimi për kontributin e dhënë për shumë vite me radhë në fushën e arsimit dhe edukimit në shkollën tonë nga dy mësimdhënësit tanë të nderuar, mësuesi Haxhi dhe arsimtari Avdullah.
Me përkushtimin dhe punën e tyre shumëvjeçare në edukimin dhe arsimimin e brezave të rinj, këta mësimdhënës kanë lënë gjurmë të pashlyeshme në historinë e shkollës sonë, si dhe në kujtesën e nxënësve dhe kolegëve të tyre.
Pensionimi nuk është fund, por një fillim i ri – një kapitull i jetës që sjell më shumë kohë për familjen, për veten dhe për ëndrrat që ndoshta kanë pritur me vite për t’u realizuar. Ju urojmë shëndet të mirë, qetësi shpirtërore dhe ditë të mbushura me gëzim e kënaqësi.
Në emër të gjithë kolektivit, ju falënderojmë sinqerisht për gjithçka keni dhënë dhe ju urojmë pensionim të mbarë dhe jetë të gjatë!
Me respekt,
Kolektivi i shkollës dhe drejtori i shkollës
Gani Bajrami

