Janë pensionuar tre mësimdhënësit Xhevat Rafuna, Bekë Mulaj e Jakup Ramadani nga Prishtina, shkruan AlbanianEducation.net.
Drejtoria e Arsimit në Prishtinë ka mbajtur një koktej me rastin e pensionimit të mësimdhënësve.
DKA thotë se pas dekadash pune, përkushtimi dhe dashurie për arsimin, këta mësimdhënës e udhëheqës kanë lënë gjurmë të pashlyeshme në shkollat e kryeqytetit.
Njoftimi i shkollës:
🎉 Mirënjohje për një karrierë të ndritur në arsim
Sot, në ambientet e Drejtorisë Komunale të Arsimit, së bashku me nënkryetarin e Kryeqytetit, z. Shkëmb Manaj, organizuam një koktej modest, por plot emocion dhe respekt 🙏, me rastin e pensionimit të tre kolegëve tanë të dashur dhe të respektuar:
👨🏫 Xhevat Rafuna – SHFMU “Afrim Gashi”
👨🏫 Bekë Mulaj – SHML “Abdyl Frashëri”
👨🏫 Jakup Ramadani – SHFMU “Filip Shiroka”
Pas dekadash pune, përkushtimi dhe dashurie për arsimin, këta mësimdhënës e udhëheqës kanë lënë gjurmë të pashlyeshme në shkollat e kryeqytetit dhe në zemrat e gjeneratave të nxënësve që kanë edukuar 💙📚.
Faleminderit për kontributin, për shembullin dhe për frymën e mirë që keni sjellë çdo ditë në shkolla.
Ju urojmë shëndet, gëzim dhe vite të qeta në këtë kapitull të ri të jetës