Pensionohen mësimdhënësit Osman Rrmoku dhe Januz Krasniqi

- Advertisement5 -

Janë pensionuar mësimdhënësit Osman Rrmoku dhe Januz Krasniqi, shkruan AlbanianEducation.net.

- paragrafi 1 -

Në njoftimin e shkollës “Elena Gjika”, në Prishtinë, thuhet se për t’i nderuar arsimtarët, për të shprehur mirënjohjen dhe respektin e merituar, u mblodhëm në një koktej falënderues, me ç’rast drejtoresha pas një falënderimi për punën dhe përshkushtimin e tyre u dha nga një mirënjohje.

- Advertisement - M1

Njoftimi i shkollës:

Pensionimi i mësimdhënësve Osman Rrmoku dhe Januz Krasniqi

Ditë e veçantë për të gjithë personelin e shkollës, sepse kolegët, z. Osman Rrmoku dhe z. Januz Krasniqi, u pensionuan nga mësimdhënia.

- Advertisement - m2

Për t’i nderuar arsimtarët, për të shprehur mirënjohjen dhe respektin e merituar, u mblodhëm në një koktej falënderues, me ç’rast drejtoresha pas një falënderimi për punën dhe përshkushtimin e tyre u dha nga një mirënjohje.

Arsimtari Osman dhe arsimtari Januz ishin të dashur për nxënës dhe kolegë, të qetë dhe të motivuar për të dhënë gjithmonë më të mirën.

Mirënjohje të pakursyer për kontributin për nxënësit dhe bashkëpunimin me kolegët.
E gëzofshi pensionimin arsimtarë, paçi jetëgjatësi, i gëzofshi pushimet e merituara pas një karriere të gjatë e të suksesshme në arsim!

Keni lënë një vend shumë të madh hapur që shpresojmë se do të mbushet nga arsimtarët e rinj.