Pensionohen mësimdhënësit Mejdin Rrahmani dhe Nuridin Shabani nga Prizreni

- Advertisement -

Janë pensionuar dy mësimdhënësit Mejdin Rrahmani dhe Nuridin Shabani, të dy historianë me kontribute të shumta në arsimimin e gjeneratave, shkruan AlbanianEducation.net.

- paragrafi 1 -

Njoftimi i shkollës:

- Advertisement -

Sot në Gjimnazin “Gjon Buzuku” u shënua një ditë e veçantë, u organizua një koktel rasti për daljen në pension të dy mësimdhënësve dhe bashkëpunëtorëve tanë të nderuar, z. Mejdin Rrahmani dhe z. Nuridin Shabani, të dy historianë me kontribute të shumta në arsimimin e gjeneratave.

Z. Mejdin Rrahmani, për dekada me radhë i përkushtuar ndaj arsimit, ka dhënë kontribut të çmuar si mësimdhënës dhe në vitet e fundit si zëvendësdrejtor i shkollës sonë. Me përvojën dhe mençurinë e tij, ai ka udhëhequr me përgjegjësi, duke qenë gjithmonë afër nxënësve, mësimdhënësve dhe proceseve shkollore. Kujtojmë me respekt punën e tij edhe gjatë kohëve të vështira të okupimit, kur shkolla ishte edhe shtëpi, edhe vatër rezistence. Tani, në prag të një etape të re të jetës, i urojmë shëndet, qetësi dhe ditë të lumtura pranë familjes.

Një falënderim i veçantë shkon edhe për profesorin tonë të nderuar, Nuridin Shabani, i cili me pasion dhe përkushtim ndër vite ka qenë udhërrëfyes i nxënësve drejt njohjes së historisë dhe vlerave kombëtare. Breza të tërë do ta kujtojnë si mësues të dashur, të urtë dhe të përkushtuar.

- Advertisement -

Me këtë rast, u bë edhe pranimi–dorëzimi i detyrës së zëvendësdrejtorit të shkollës, ku ushtrues i detyrës u emërua z. Sabit Hoxha.

Zavendësdrejtorit i dëshirojmë shëndet, dhe suksese në detyrën e re, duke besuar se do të vazhdojë me përkushtim rrugën e bashkëpunimit dhe punës së mirë për të mirën e shkollës sonë.
Me respekt,
MSc.Gylaj Shipkovica Karjagdiu
Drejtoreshë