Pensionohen mësimdhënësit Hazbije Goranci dhe Tahir Mula

- Advertisement -
Janë pensionuar mësimdhënësja e Edukatës Qytetare, Hazbije Goranci dhemësimdhënësi i lëndëve Ekonomike, Tahir Mula nga Gjakova, shkruan AlbanianEducation.net.
Njoftimin e ka dhënë shkolla “Kadri Kusari”, në Gjakovë.
Postimi i shkollës:
Një ditë e veçantë për dy figura të paharrueshme të shkollës sonë!
Sot është një ditë emocionesh të mëdha në shkollën tonë – një ditë për të nderuar dy mësimdhënës të jashtëzakonshëm, të cilët pas shumë viteve në shërbim të arsimit, dalin në pension.
Mësimdhënësja e Edukatës Qytetare, Hazbije Goranci një grua me zemër të madhe dhe shpirt të fortë, jo vetëm që ka ndikuar në formimin qytetar të gjeneratave të tëra, por ka treguar edhe forcën e vërtetë të karakterit. Sot ajo feston ditëlindjen, pensionimin dhe jetën – me plot dinjitet e mirënjohje nga të gjithë ne.
Mësimdhënësi i lëndëve Ekonomike, Tahir Mula një profesionist i përkushtuar dhe model i qetësisë, urtësisë dhe profesionalizmit, i cili për vite me radhë ka udhëhequr nxënësit drejt njohurive të ekonomisë me përpikëri e pasion. Ai lë pas një trashëgimi të vlefshme në edukimin tonë.
Faleminderit për kontributin tuaj të jashtëzakonshëm, për përkushtimin, durimin dhe për shembullin që keni dhënë ndër vite. Shkolla jonë është më e pasur falë jush!
Gëzuar ditëlindjen!
Urime për pensionimin!
Qofshi gjithmonë me shëndet dhe të rrethuar me dashurinë dhe respektin që meritoni!