Pensionohen mësimdhënësit Fatmir Zejna dhe Remzi Hasani nga Ferizaj

- Advertisement -

Janë pensionuar dy mësimdhënësit e gjimnazit “Kuvendi i Arbërit” në Ferizaj, Fatmir Zejna, mësimdhënës i Teknologjisë Informative dhe Komunikimit (TIK), dhe Remzi Hasani, mësimdhënës i filozofisëm, shkruan AlbanianEducation.net.

- paragrafi 1 -

Njoftimi i plotë i Gjimnazit:

- Advertisement -

Me rastin e pensionimit të dy mësimdhënësve të nderuar, z. Fatmir Zejna, mësimdhënës i Teknologjisë Informative dhe Komunikimit (TIK), dhe z. Remzi Hasani, mësimdhënës i filozofisë, Gjimnazi “Kuvendi i Arbërit” shpreh mirënjohjen e thellë për kontributin e tyre të çmuar në arsim për më shumë se katër dekada.

Përkushtimi i tyre i palëkundur, korrektësia në punë dhe dashuria për dijen ishin shembull frymëzimi për gjenerata të tëra nxënësish dhe kolegësh. Mësimdhënësit në fjalë po ashtu dhanë një kontribut të pashlyeshëm edhe gjatë kohës më të vështirë të arsimit gjatë viteve të nëntëdhjeta.

Përmes përvojës dhe profesionalizmit, ata lanë gjurmë të pashlyeshme në edukimin dhe formimin e rinisë sonë.

- Advertisement -

Në nder të këtij kapitulli të ri në jetën e tyre, shkolla organizoi një ceremoni modeste, ku patëm rastin t’i falënderojnë për punën dhe përkushtimin shumëvjeçar. Ishte një moment i mbushur me emocione dhe respekt, që reflektoi vlerësimin që komuniteti ynë arsimor ka për këta mësues të devotshëm.

Në emër të gjithë stafit dhe nxënësve, ju urojmë shëndet, lumturi dhe qetësi në vitet që vijnë! Do të mbeteni gjithmonë pjesë e historisë sonë shkollore dhe pjesë e zemrave tona.