E diel, 23 Shkurt, 2025

Pensionohen mësimdhënësit Agim Kabashi dhe Hazbije Durguti nga Rahoveci

- Advertisement1-

Dy mësimdhënës të shkollave të komunës së Rahovecit, Agim Kabashi nga Opterusha, arsimtar i Historisë dhe Gjeografisë në SHFMU “Lidhja e Prizrenit” dhe Hazbije Durguti, mësuese klase në SHFMU “Isa Boletini” në qytet janë pensionuar sot.

Njoftimin e ka dhënë drejtori i Arsimit në Rahovec, Avni Morina përmes një postimi në Facebook.

- Advertisement -

Postimi i tij:

Sot, më 10 tetor 2023, i përcjellëm në pension 2 mësimdhënës të shkollave të komunës sonë:
Agim Kabashin nga Opterusha, arsimtar i Historisë dhe Gjeografisë në SHFMU “Lidhja e Prizrenit” dhe Hazbije Durgutin, mësuese klase në SHFMU “Isa Boletini” në qytet.

Agimi dhe Hazbija gjatë gjithë karrierës së tyre punuan mbi 40 vite në disa shkolla të komunës sonë, duke dhenë kontribut jetësor në arsimimin dhe edukimin e shumë brezave.

Agim Kabashit dhe Hazbije Durgutit ju urojmë shëndet, jetë të gjatë dhe të lumtur së bashku me familjet e tyre dhe me miqtë e tyre të shumtë!

Mirënjohje dhe nderim për kontributin e tyre në arsim!

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Mejdin Rrahmani zgjedhet mësimdhënësi më i dalluar në gjimnazin “Gjon Buzuku” në Prizren

Për nder të " 7 Marsit "– Ditës së Mësuesit, Këshilli i Arsimtarëve në...

Në Viti u mbajt testi për një grup të mësimdhënesve

Në Viti u organizua testi për mësimdhënësit të cilët e përfunduan trajnimin në programin:...

INTERVISTË| Mësuesja Vlora Ramaja: Në vitin 2008 kapa ditarin për herë të parë – një moment tejet emocionues

Mësuesja Vlora Ramaja kapin ditarin për herë të parë para 17 viteve. Për të...

“Matematicienët” e vegjël: Vëlla e motër i pret gara në Spanjë

Nina Jakupi nuk e ka fare problem t’i llogarisë numrat e shifrat edhe më...