Pensionohen mësimdhënësi i matematikës, Muhamed Sagdati dhe mësimdhënësja, Seylan Krasniç

- Advertisement5 -

Shkolla “Mati Logoreci” në Prizren, përmes një ceremonie, së fundmi ka përcjellur në pension mësimdhënësin, Muhamed Sagdati, i cili ka shërbyer për 43 vite në edukimin e brezave në disa shkolla të ndryshme.

- paragrafi 1 -

Në vitin 2021, Sagdati u shpall mësimdhënësi më i mirë në nivel komunal.

- Advertisement -

Gjithashtu, po atë ditë, u pensionua edhe mësimdhënësja, Seylan Krasniç.

m

“Përgjatë viteve, me përkushtim, durim dhe dashuri për arsimin, ata edukuan breza të tërë dhe lanë gjurmë të pashlyeshme në shkollën tonë. Kontributi i tyre do të mbetet gjithmonë i paharruar. Nga menaxhmenti i shkollës, mësimdhënësit dhe nxënësit tanë të dashur, u urojmë shëndet, lumturi dhe një jetë pensioni të qetë dhe të mbushur me paqe” – shkruan ky institucion arsimor.

- Advertisement -

Ndërsa, në një postim në rrjete sociale, mësimdhënësi Sagdati ka falënderuar kolegët dhe nxënësit për miqësinë dhe kujtimet e mira gjatë karrierës së tij.

“Jam krenar që kam edukuar shumë nxënës në 43 vitet e karrierës sime në mësimdhënie. Ju keni qenë gjithmonë pranë meje si kolegët e mi. Së bashku kemi krijuar kujtime dhe miqësi shumë të mira. Faleminderit shumë per gjithçka. Jam shumë i lumtur që ju kam” – ka shkruar ai.