Janë pensionuar mësimdhënëset Hida Kozmaqi dhe Naxhije Hamiti nga Prishtina. Njoftimin e ka dhënë shkolla “Asim Vokshi” në Prishtinë, shkruan AlbanianEducation.net.
Gjatë karrierës së tyre të gjatë dhe të përkushtuar, ato kanë dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në zhvillimin dhe promovimin e gjuhës shqipe.
Në njoftimin e shkollës thuhet se mësimdhënëset Hida dhe Naxhije kanë qenë gjithmonë shembull i disiplinës.
Njoftimi i shkollës:
Pensionimi i mësimdhënësve të gjuhës shqipe, Hida Kozmaqi dhe Naxhije Hamiti💐
Me ndjesinë më të thellë mirënjohjeje dhe respektit për dy mësimdhënëse të shquara të gjuhës shqipe, znj. Hida Kozmaqi dhe znj. Naxhije Hamiti.
Gjatë karrierës së tyre të gjatë dhe të përkushtuar, ato kanë dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në zhvillimin dhe promovimin e gjuhës shqipe në shkollën tonë. Përmes pasionit, përkushtimit dhe profesionalizmit, kanë formuar breza të tërë nxënësish, duke i frymëzuar dhe udhëhequr në rrugën e dijes dhe kulturës shqiptare.
Znj. Hida Kozmaqi dhe znj. Naxhije Hamiti kanë qenë gjithmonë shembull i disiplinës, durimit dhe dashurisë për mësimdhënie, duke krijuar një mjedis mësimor mbështetës dhe frytdhënës.
Puna e tyre nuk do të harrohet dhe do të mbetet një pjesë e rëndësishme e historisë së shkollës sonë.
I urojmë atyre shëndet të mirë, lumturi dhe suksese në këtë kapitull të ri të jetës së tyre!