Pensionohen edukatorja Vjollca Matoshi dhe biblioteksitja Florije Rexhepi nga Gjilani

- Advertisement -

Janë pensionuar dy punëtoret e shkollës “Rexhep Elmazi”, edukatorja Vjollca Matoshi dhe bibliotekisitja Florije Rexhepi, shkruan AlbanianEducation.net

- paragrafi 1 -

Njoftimi është dhënë nga shkolla “Rexhep Elmazi”, në një postim në Facebook.

- Advertisement -

Postimi i plotë i shkollës:

Me rastin e pensionimit të edukatores Vjollca Matoshi dhe arsimtares/bibliotekistes Florije Rexhepi.

Sot, me shumë mirënjohje dhe emocione të veçanta, i përcjellim në pension dy zonja të nderuara që lanë gjurmë të pashlyeshme në rrugëtimin arsimor e edukativ të brezave të tërë.

- Advertisement -

Edukatorja Vjollca Matoshi – me përkushtimin e saj të palodhur, me butësinë, durimin dhe dashurinë që u ka dhënë fëmijëve, ajo ka qenë shembulli i edukatores së përkushtuar që gjithmonë ka ditur si të mbjellë dashuri për dijen dhe vlera të mira në zemrat e vogla.

Arsimtarja dhe bibliotekistja Florije Rexhepi – me qetësinë, urtësinë dhe pasionin për librin, ka qenë frymëzim për nxënësit dhe kolegët. Biblioteka jonë ka pasur gjithmonë shpirtin dhe ngrohtësinë që ajo ka ditur t’ia japë, duke shërbyer me përkushtim e buzëqeshje çdo ditë.

Të dyja së bashku na mësojnë se puna me dashuri lë gjurmë që nuk fshihen kurrë.

Ju falënderojmë nga zemra për gjithçka që keni dhënë. Gëzofshi një pensionim të qetë, të merituar e të mbushur me shëndet, dashuri e momente të bukura! 🌟🌟