Pensionohe mësimdhënësja Bahtije Tahiri nga Prishtina

- Advertisement -

Shkolla fillore “Mitrush Kuteli” në Prishtinë me rastin e Ditës së Shkollës ka ndarë mirënjohje për dy mësimdhënëset Bahtije Tahiri e cila sot feston 65 vjetorin e lindjes dhe pensionimin, shkruan Albanian Education.

- paragrafi 1 -

Njoftimi i shkollës:

- Advertisement -

Me rastin e Ditës së Shkollës, u ndanë mirënjohje për dy mësimdhënëset Bahtije Tahiri e cila sot feston 65 vjetorin e lindjes dhe pensionimin.

Gjithashtu në muajin gusht, mësimdhënësja Imrane Abazi do të festoj ditëlindjen e 65 dhe pensionimin.

Prandaj kjo festë ishte sa e bukur e madhëshotre ,po aq ndjeshme dhe emocionale, sepse nga kolektivi ynë po dalin në pension dy mësimdhënëse tê dalluara, të përkushtuara, që ishin dhe do të mbeten shembulli më i mirë i mësimdhënies.

- Advertisement -

Ato dhanë kontributin e tyre në edukimin dhe arsimimin e brezave për rreth 40 vite.

Për të nderuar mësimdhënëset në fjalë, stafi i shkollës bashkë me mësimdhënësit tash më të pensionuar ndër vite, ishim në Shkodër, Shirokë dhe Shëngjin.

Të bashkangjitura gjeni disa nga momentet e bukura që kaluam.

E gëzofshi pensionimin me shumë shëndet, e lumturi!