E premte, 20 Shtator, 2024

Pensionimi i 20 profesorëve brenda vitit rrezikon zhvillimin e ligjëratave në UP

- Advertisement1-

Një vendim i muajit korrik i Qeverisë ua bën profesorëve të obligueshëm pensionimin menjëherë pasi që t’i mbushin 65 vjet. Sipas të dhënave nga Rektorati i Universitetit të Prishtinës, sivjet këtë moshë do ta arrijnë 20 profesorë, disa prej të cilëve do ta lënë në gjysmë vitin akademik. Nga mesi i tyre, disa i kanë thënë KOHËS se konkurset për zëvendësimin e tyre ende nuk janë hapur.

Në ditën që do të mbushin 65 vjet, profesorë të Universitetit të Prishtinës do të jenë të obliguar të ndërpresin marrëdhënien e tyre të punës, me vendim të Qeverisë.

- Advertisement -

Ekzekutivi e ka ndryshuar në korrik vendimin e vitit 2008, që ua lejonte atyre vazhdimin e detyrës edhe pas arritjes së moshës së pensionimit.

Sipas këtij vendimi, përjashtim bëjnë veç rastet kur rrezikohet akreditimi i programit universitar, në të cilin mësimdhënësi në moshë pensionimi është bartës.

“Për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit të Qeverisë Nr. 03/13, të datës 27 mars 2008. 1. Ndryshohet dhe plotësohet pika 1 e Vendimit Nr. 03/13 të datës 27 mars 2008 si në vijim: 1.1 Shtohet teksti “vetëm në rast se rrezikohet akreditimi i programit në të cilin mësimdhënësi është bartës ose i angazhuar”, thuhet në vendimin e Qeverisë.

E sipas të dhënave nga Rektorati, sivjet do të pensionohen 20 profesorë të rregullt që, bazuar në kriteret e vendimit, vitin akademik do ta lënë në gjysmë.

Disa nga profesorët afër pensionimit thanë në kushte anonimiteti për KOHËN se kjo do të shkaktojë probleme në zhvillimin e ligjëratave, ngase, sipas tyre, fakultetet nuk janë përgatitur për zëvendësime.

Ragip Shabani, profesor i Patologjisë në Fakultetin e Mjekësisë, që do të pensionohet në dhjetor, tha se për pozitën e tij nuk është hapur konkurs.

- Advertisement -rrrrrrr

“Për momentin ende nuk ka ndonjë konkurs, ndoshta më vonë do të hapet. Orët e mia mund t’i mbajë dekania, Suzana Manxhuka-Kërliu, e cila është profesoresha tjetër për lëndën e Patologjisë. E pastaj, kur edhe ajo të dalë në pension, në muajin prill, besoj se do të ketë edhe profesorë të tjetër. Megjithëkëtë, do të sigurohemi që studentët të mos e humbin as edhe një orë të vetme”, ka thënë Shabani.

Në këtë fakultet nuk u janë përgjigjur pyetjeve të KOHËS nëse konkursi për pozitat që do të mbesin vakante do të hapet së shpejti.

Bazuar në Rregulloren për të ardhurat personale të personelit akademik, një profesor i rregullt ka të drejtë të mbajë nga 6 orë në javë. Po qe se për një lëndë rritet numri i orëve, atëherë fakulteti është i obliguar që të hapë konkurs për punësim apo angazhim të profesorëve të rinj.

E Dibran Hoxha, hulumtues në Organizatën për Rritje të Cilësisë në Arsim, ORCA, ka kritikuar Universitetin për mosplanifikim në kohë për punësimin dhe angazhimin e kuadrove të reja.

“Kjo natyrisht se mund të prodhojë probleme në Universitetin Publik të Prishtinës, mund të bartë pasoja të ndryshme në raste kur nuk është parashikuar me kohë që ata pjesëtarë të stafit akademik të pensionohen, dhe marrë parasysh që trendi nuk është në rritje, sepse ekziston sipas të dhënave që në të kaluarën ka pasur një lloj rezistence të angazhimit të stafit të ri akademik në universitete publike në përgjithësi dhe kjo si pasojë e keqmenaxhimit të resurseve njerëzore brenda atyre fakulteteve, respektivisht universiteteve”, ka thënë Hoxha.

UP-ja është kritikuar në vazhdimësi për përqendrimin në avancimin e personalit akademik ekzistues e për mospunësimin e kuadrove të reja. Si rrjedhojë, profesorët kanë punuar me mbinormë. Sipas një hulumtimi të ORCA-s, të publikuar më 2018, 2.3 milionë euro janë keqmenaxhuar për të paguar stafin akademik ekzistues për orë që do të mund të mbaheshin nga të punësuar të rregullt. /KOHA

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Ekspertët: Çfarë masash duhet të marrin shkollat që nxënësit të ushqehen patjetër me një vakt të marrë nga shtëpia?

Ekspertët e huaj ngrenë alarmin: Është shumë e rëndësishme që fëmijët të marrin vakt...

Armend Perolli, nxënësi shembull nga Prizreni: Punoi gjatë verës dhe nuk shkoi në pushime – me paratë që dhuroi u blen materiale shkollore për 12...

Një shembull i jashtëzakonshëm vije nga një nxënës i klasës së pestë të shkollës...

Shkencëtari kosovar Besnik Krasniqi, përfshihet në listën e shkencëtarëve më me ndikim në botë

Një arritje e jashtëzakonshme për shkencën kosovare ka ardhur këtë vit, pasi Profesori Besnik...

Këshilla për mësuesit dhe prindërit që të organizojnë mbledhje të frytshme në shkollë

Organizimi i një mbledhjeje të frytshme mes mësuesve dhe prindërve për të diskutuar mbarëvajtjen...