E diel, 24 Nëntor, 2024

Pediatrja: Lërini fëmijët të qajnë, por mos u jepni telefonin

- Advertisement1-

Pediatrja Lira Gjika e ftuar në Dritare TV tha se deri në moshën 2-vjeçare, fëmijët nuk duhet të përdorin telefonin. Përdorimi i mjeteve teknologjike, u shpreh Gjika, është i dëmshëm në mënyrë të veçantë për të folurën.


“T’i japësh fëmijës telefonin që të rrijë urtë, tregon se je një prind i papërgjegjshëm. Telefoni deri në moshën 2-vjeç nuk duhet përdorur. Është shumë i dëmshëm sidomos për të folurën. Gjuha ndërtohet nga marrëdhëniet njeri me njeri. Ndërsa kur i japim telefoni gjuha zhvillohet nëpërmjet sendit dhe jo njeriut. Ky është një problem që sot shkencëtarët e bërtasin me të madhe. Edhe pas moshës 2-vjeçare, telefoni nga fëmijët duhet përdorur me kohë të reduktuar.

- Advertisement -

Lërini fëmijët të qajnë, por mos i jepni telefonin. E lë prindi fëmijën ta shtypë makina? Lërini atëherë të qajë. E qara është një reagim normal dhe natyral te fëmijët e dëshpëruar”, u shpreh Gjika

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

13 vjeçarja nga Drenasi ka nevojë urgjente për ndihmën tuaj

Rinesa (Remzi) Dani, nga fshati Shtuticë, komuna e Drenasit, ka nevojë urgjente për ndihmë,...

Çfarë konsiderohet rritje e ngadaltë dhe si zbulohet – kjo është ajo që prindërit duhet të dinë

Ja si të dalloni nëse fëmija juaj po rritet ngadalë Në pediatri përdoren grafikët e...

Kthimi i fëmijëve në shkollë: Këto janë disa nga gjërat që çdo prind duhet t’i dijë

Pas situatës të pandemisë, fillimi i shkollës do të jetë një përvojë e vështirë...

Fëmijëve u pëlqen kur prindërit kanë këto katër zakone

Ekzistojnë disa zakone që prindërit mund të praktikojnë që do të bëjnë sigurisht që...