E diel, 19 Janar, 2025

Pediatri kosovar: Vendosja e foshnjës në djep është akt i dhunës dhe abuzimit

- Advertisement1-

Pediatri kosovar, Gëzim Xharra ka thënë që vendosja e foshnjës në djep është një akt dhune.


Ai në emisionin “Frontal”, në T7 ka thënë se në vendet e perëndimit, fëmijët mund t’i merren familjes për këtë veprim, shkruan Gazeta Express.

- Advertisement -

“Ky veprim i joni ka qenë traditë edhe tek shumë popuj të tjerë që më kohë e kanë larguar. Për shembull një gjë e tillë me ndodhë në botën perëndimore merret si abuzim i rëndë i fëmijës dhe është shumë vështirë që ti me kalu dhe me e mbajt atë fëmijë në atë familje, sepse menjëherë ta merr shteti”, ka thënë ai.

Ai ka kritikuar edhe lidhjen e foshnjës gjatë kohës sa qëndron në djep. Ai tha se me shkundjen e djepit truri i fëmijës mund të dëmtohet.

“E dimë se djepi është një akt i dhunës, një vend ku vendoset fëmija, lidhet në katër gjymtyrët që asnjë kafshë nuk lidhet në këtë mënyrë dhe në atë mënyrë ai tentohet me tronditje të trurit, ku tendenca e trurit që të shkojë në një anë dhe me djep te kthehet në anën tjetër dhe mund të shkaktojë dëmë tek truri”, ka thënë ai në “Frontal”.

Pediatri Xharra ka paralajmëruar se për vendosjen e fëmijëve në djep do të ankohet edhe në instanca ligjore.

“Do ta bëjë këtë punë të madhe dhe do të shkojë në instancat më të mëdha ligjore që ta ç ‘bëj punën e djepit”, tha pediatri.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Psikologët e Harvardit japin këshilla për rritjen e fëmijëve

Shumë prindër janë lodhur duke dëgjuar se si teknologjia moderne mund të ketë efekte...

Prindërit kërkojnë ndihmë për shërimin e saj, vogëlushja Una vuan nga një sëmundje e rëndë

Prindërit e një vajze të vogël të quajtur Una, po kërkojnë ndihmë nga qytetarët...

Familja Dani nga Istogu kërkon ndihmë për shërimin e djalit, i duhet urgjentisht trajtimi jashtë vendit

16 vjeçari Elham Dami ka nevojë për ndihmë. Ai është i është diagnostikuar me...

13 vjeçarja nga Drenasi ka nevojë urgjente për ndihmën tuaj

Rinesa (Remzi) Dani, nga fshati Shtuticë, komuna e Drenasit, ka nevojë urgjente për ndihmë,...