E mërkurë, 9 Tetor, 2024

Pediatri, Gëzim Krasniqi flet për rikthimin e nxënësëve në shkolla: Ky është mesazhi im për prindërit

- Advertisement1-

 Intervistoi: Donat Maloku

Nga muaji shtator një pjesë e nxënësve pritet të rikthehen në bankat shkollore, por për dallim nga vitet e kaluara, këtë herë po pritet më shumë me ankth se gëzim.

- Advertisement -

Arsyeja është frika nga infektimi me virusin Covid-19 që ka prekur edhe vendin tonë nga muaji mars, dhe gjendja është shqetësuese pasi numri i rasteve të reja është ende në shifra alarmante.

Media “Kids of Kosova” (www.kidsofkosova.net) ka realizuar një intervistë me pediatrin, Gëzim Krasniqi, për të mësuar se sa rrezikohen fëmijët pasi të kthehen në shkolla.

Ai thotë mësimi duhet të rifilloj, por ju bën apel prindërve dhe drejtuesve të shkollave të kenë kujdes makismal dhe t’i zbatojnë masat kundër virusit.  

Kids of Kosova: Nga shtatori nxënësit pritet të kthehen në bankat shkollore (klasa: 1-5). Sa janë të sigurt fëmijët nga pandemia?

Gëzim Krasniqi: Mendoj se ndërprerja e mësimit nuk mund të vazhdoj pa fund, kështu që mësimi duhet të filloj mundësisht me kujdes tē shtuar, me përdorim të maskave, dezinfektuesve dhe higjienë maksimale. Sipas mundësive edhe zvoglim i numrit të nxënësve nëpër shkolla.

Kids of Kosova:  Ju si pediatër çfarë rekomandoni për prindërit që do t’i dërgojnë fëmijët në shkolla?

- Advertisement -rrrrrrr

Gëzim Krasniqi: Prindërit duhet të kujdesen që fëmijët të përdorin maskë, kurdo që vërejnë shenja për infeksion me virus të kontaktojnë mjekun Pediatër dhe të lajmërojnë mësuesin.

Kids of Kosova: Juve si pediater, sa ju kanë kontaktuar prindërit që të marrin informata rreth sjelljes me virusin?

Gëzim Krasniqi: Po shumë, unë kontaktoj vazhdimisht me prindërit, edhe gjatë punës sime të përditshme, por edhe kam dhënë këshilla online në Facebook gjatë kohës së karantinimit të zonave të caktuara. Prindërit kanë qenë shumë të interesuar dhe kanë fituar njohuri të mira për Covid-19, duke mos përjashtuar edhe ndonjë informatë të gabuar.

Kids of Kosova: A duhet të vaksinohen fëmijët sapo të dalë vakisna që të jenë sa më të mbrojtur?

Gëzim Krasniqi: Mbrojtja nga sëmundja është: kalimi i sëmundjes, nëse kjo lë imunitet, ose vaksinimi, prandaj vaksina është mbrojtje e sigurt, por duhet të diskutohet në nivele shkencore për prodhimin, kualitetin, sigurinë, komplikimet etj. Kështu që nuk mendoj se jemi shumë afër vaksinës.

Kids of Kosova: Për fund, mesazhi juaj si pediatër edhe për institucionet shkollore?

Gëzim Krasniqi: Mesazhi im si Pediatër është të kemi kujdes të gjithë, të përdorim maska dhe masat tjera higjienike,

Kurse institucionet shkollore të shtojnë kujdesin, të dezinfektojnë hapsirat dhe të mbajnë higjienën, të kontrollojnë fëmijët për gjendjen shëndetsore dhe për këtë të kontaktojnë me prindërit dhe mjekun e tyre. (KidsofKosova)

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

INTERVISTË| Pranvera Qerimi, mësuesja nga Ferizaj: Punën në arsim e nisa më 2022, ndjenjë e veçantë kur e kapa ditarin – s’do ta harroj...

Para dy vitesh nisi punën në arsim. Thotë se nuk do ta harroj kurrë...

INTERVISTË| Selvije Makolli, mësuesja nga Prishtina që pas orarit mëson fëmijët me kancer në Onkologji: Jam e lumtur që po ju ndihmoj

29 vite kontribut të çmueshëm në arsimin shqip si mësuese e matematikës, ku vazhdon...

INTERVISTË| Mirvete Bahtiri – drejtoreshë e shkollës “Zenel Hajdini” në Prishtinë: Të kërkojmë vazhdimisht ngritje të cilësisë në arsim

Intervistë me Mirvete Bahtiri - drejtoreshë e shkollës "Zenel Hajdini" në Prishtinë Sa është e...

INTERVISTË: Isa Zenuni, drejtor i shkollës “Jahë Salihu” në Molliq të Gjakovës: Performanca e mësimdhënësve të bëhet nga inspektorët e arsimit

Gazeta Online AlbanianEducation.net që i dedikohet fushës së arsimit ditë më parë publikoi një...