Pedagogia Nora Malaj: A ka mundësi që mësuesit të heqin dorë nga mini testi?

- Advertisement -

Pedagogia dhe ish- deputetja Nora Malaj ka ngritur zërin për një praktikë që zhvillohet gjerësisht në shkolla, por që sipas saj duhet të hiqet menjëherë dorë. Bëhet fjalë për testet e ndërmjetme, ose mini testet. Malaj jep arsyet pse duhet të ndodhi kjo gjë.

- paragrafi 1 -

Pedagogia dhe ish- deputetja Nora Malaj ka ngritur zërin për një praktikë që zhvillohet gjerësisht në shkolla, por që sipas saj duhet të hiqet menjëherë dorë.

- Advertisement -

Në një intervistë televizive, Malaj tha se nxënësit nuk janë ushtarë të dijes, por duhet të ecin drejt saj duke i ndihmuar.

“Tendenca e shkollave është që të bëjnë mini test dhe unë dua të bëj një apel për të gjithë mësuesit. A ka mundësi të hiqni dorë nga mini testi? Dhe dua të them me zë të lartë që nuk janë fëmijët ushtarë të dijes. Fëmijët duhet të ecin te dija duke u marrë përdore dhe duke i ndihmuar ata që nëpërmjet modelit të mirë të ‘Montessorit’, lojës dhe qasjes logjike, të ndërtojnë formatin e qindësheve, të dhjetësheve dhe të njësheve”, u shpreh pedagogia.

Nora Malaj, gjithmonë e ka ngritur zërin për çështje shqetësuese në shoqëri, njëjtë si kjo e fëmijëve që ndonjëherë duket sa për të plotësuar oraret mësimore nga stafi mësimdhënës.

- Advertisement -

© Portali Shkollor