E mërkurë, 12 Shkurt, 2025

Vjen paralajmërimi: Shumë shpejt do ketë mungesë të mësimdhënësve

- Advertisement1-

E ftuar në një emision televiziv, pedagogia Linda Mëniku ka theksuar se shumë shpejt në vendin tonë do të ketë nevojë të madhe për mësues, pasi për këtë profesion ka rënë interesi i ndjekjes së studimeve.

Sipas Mënikut kjo mungesë do të ndikojë edhe më tej në cilësinë e përdorimit të gjuhës shqipe.

- Advertisement -

“Shqipëria shumë shpejt nuk do të ketë mësues, nuk do të ketë mësues as të Fizikës dhe as të Kimisë sepse nuk ka një stimul”, kështu ka thënë pedagogia Linda Mëniku gjatë një emisioni televiziv teksa ka theksuar se kjo mungesë do të ulë edhe pretendimin për të pasur cilësi në përdorimin e gjuhës shqipe.

“Sot njerëzit nuk kanë më dëshirë të studiojnë për mësuesi. Shqipëria shumë shpejt nuk do të ketë mësues, nuk do të ketë mësues as të Fizikës dhe as të Kimisë sepse nuk ka një stimul. Shumë njerëz që sot janë mësues mund të mos kenë kualifikimin e përshtatshëm, por ka mungesa mësuesish. Nuk është si dikur kur të ishe një mësues, ishte një status shumë i madh, status ekonomik ashtu edhe moral. Sot të qenit mësues nuk i thërret njerëzit. Kështu që ne jemi në fazën që nuk kemi mësues jo më që ta flasim shumë mirë gjuhën shqipe”, tha pedagogia Mëniku.

© Portali Shkollor-

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Selime Barolli: Parimet dhe praktikat e hartimit të testeve në Arsimin Fillor

Materiali trajton ndërtimin e testeve në arsimin fillor, duke përfshirë parimet bazë, formatin e...

Kush e çoi 17-vjeçaren drejt vetëvrasjes? Mesazhet e shokëve të klasës ngrenë dyshime për bullizim nga nxënësit dhe mësuesit

Prokuroria e Gjirokastrës po heton mbi shkaqet e vetëvrasjes së Irsa Muçollarit, nxënëse e...

Rindërtohet shkolla “Bardhyl Pojani”, hap dyert për nxënësit

Është rindërtuar shkolla "Bardhyl Pojani", në bashkinë Maliq, dhe ka hapur dyert për nxënësit,...

Test për mësuesit: 100 pyetje dhe përgjigje ndihmëse për provimin e kualifikimit

Ky është një material që u vjen në ndihmë të gjithë mësuesve që kanë...