PDK rahaton militantët në pozita të drejtorëve në shkolla në Prizren

- Advertisement5 -

Qeverisja e Partisë Demokratike e Kosovës në Prizren duket se nuk po i mban premtimet që i kishte dhënë në fushatën politike gjatë 2021-ës. Kjo pasi që punësimet partiake e me favore tashmë kanë ndodhur.

- paragrafi 1 -

Konkursi i hapur me 19 maj 2022 për pozitën e drejtorit në gjashtë shkolla të kësaj komune dhe një pozitë për zëvëndës drejtor, tashmë i ka përzgjedhur drejtuesit e rinj.

- Advertisement -

Në rezultatet e publikuara më 24 qershor 2022, janë bërë të ditur edhe emrat e kandidatëve që morën më shumë pikë. Pozitën e drejtorit në gjimnazin “Remzi Ademaj” e mori Sali Ademaj, mbështetësi i PDK-së.

292241797 525327169371983 2940248854104278237 n

Ademaj në zgjedhjet e nëntorit 2021 ka publikuar foto në rrjetin social “Facebook”, duke kërkuar që të votohet Shaqir Tolaj për kryetar të kësaj komune.

- Advertisement -

Sali Ademaj ka marrë 88.33 pikë në këtë konkurs.

291637852 3303916883165129 6248624079539798830 n

ooooo

Ndërsa për të marrë kreun në shkollën “Lekë Dukagjini”, pikët maksimale në konkurs i ka marrë anëtarja e PDK’së, Vlora Karavidaj. Ajo ka marrë gjithsej 77.66 pikë.

“Numri im është 21 në rradhët e kandidatëve për Këshilltare Komunale të Partisë Demokratike të Kosovës”, ka shkruar Karavidaj në gusht të 2021-ës.

291602808 568885144708958 2850493728638837609 n

292774168 730961644834275 1604503554589969711 n

E karrigen e zëvëndës drejtorit në gjimnazin “Remzi Ademaj”, e fitoi përkrahësi i Nisma SocialDemokrate. Në dokumentin e publikuar shihet se Leutrim Dervishaj ka marrë 81.16 pikë.

292681878 1192106438302622 1915645441084994076 n

292020527 455876813051511 6711452127084961601 n

292753697 1498280573941510 2518040301731267094 n

Nga Komuna e Prizrenit nuk janë përgjigjur nëse ka ndikuar lidhja me partitë në pushtet për zgjedhjen e tyre në këto pozita, por thanë që procesi ka qenë transparentë dhe i monitoruar edhe na shoqëria civile.

“Përzgjedhja e drejtorëve dhe zv.drejtorëve është bërë në mënyrë të rregullt sipas ligjeve dhe UA në fuqi, nga një komision i votuar nga Kuvendi i Komunës së Prizrenit, me pjesëmarrje nga shoqëria civile, Ministria e Arsimit dhe DKA-ja. Të gjithë kandidatët e përgjedhur sipas njoftimit të DKA-së i kanë përmbushur kriteret e kërkuar sipas konkursit”, tha drejtoresha e arsimit në komunën e Prizrenit, Luljeta Veselaj për Insajderin./Insajderi.org