E hënë, 24 Shkurt, 2025

Pavarësohet shkolla e fshatit Balloc të Podujevës

- Advertisement1-

Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi ka njoftuar se shkolla fillore e mesme e ulët në fshatin Balloc, e cila ka qenë paralele e ndarë e Shkollës “Ali Ajeti” në Sfeçël, tani e tutje do të pavarësohet.

Bulliqi thotë se shkolla do të funksionojë si shkollë me të gjitha të drejtat që i takojnë një institucioni arsimor.

- Advertisement -

“Dje kemi marrë pëlqimin nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit për themelimin e institucionit edukativo-arsmior (shkolla fillore e mesme e ulët) në fshatin Balloc”.

“Deri sot kjo shkollë ka qenë paralele e ndarë e Shkollës “Ali Ajeti” në Sfeçël. Ndërsa nga tash e tutje, kjo shkollë është pavarësuar dhe do të funksionojë si shkollë me të gjitha të drejtat që i takojnë një institucioni arsimor”, ka pohuar ai.

Tutje, ai ka shkruar se kjo ka qenë kërkesë e kahershme edhe banorëve të këtij fshati.

“Urime banorëve, stafit të shkollës dhe të gjithë nxënësve të Shkollës në Balloc”.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Teuta Desipojci, zgjedhet mësuesja më e dalluar e shkollës “Shkëndija” në Hajvali

Teuta Desipojci është zgjedhur mësuesja më e dalluar e shkollës "Shkëndija" në Hajvali për...

Shqipe Loshi, një edukatore e përkushtuar dhe një inspirim për brezat e rinj

“Çdo fëmijë është një yll – detyra ime është ta ndihmoj të shkëlqejë!” Ky është...

Mejdin Rrahmani zgjedhet mësimdhënësi më i dalluar në gjimnazin “Gjon Buzuku” në Prizren

Për nder të " 7 Marsit "– Ditës së Mësuesit, Këshilli i Arsimtarëve në...

Në Viti u mbajt testi për një grup të mësimdhënesve

Në Viti u organizua testi për mësimdhënësit të cilët e përfunduan trajnimin në programin:...