E hënë, 27 Janar, 2025

Pavarësisht grevës, zëvendësministri Pupovci i bindur se mësimi fillon më 1 shtator

- Advertisement1-

Zëvendës ministri i Arsimit, Dukagjin Pupovci, është shprehur i bindur se mësimi do të fillojë nga 1 shtatori. Kjo pavarësisht grevës nga Sindikata e Arsimit.

Ai thotë se të gjitha kërkesat e SBAShK-ut, i kanë adresuar në Ligjin për Paga.

- Advertisement -

“Nëse e shihni në raport me atë Ligjin e kaluar, të cilin e pat anuluar Gjykata Kushtetuese, ne kemi faktikisht ngritje të koeficienteve për të gjitha kategoritë e mësimdhënësve dhe përmirësim të atyre përpjesëtimeve në mes të pagës së një mësimdhënësi dhe pagës më të madhe në Kosovë, që ka qenë një problem me rastin e Projektligjit të kaluar, dhe kjo vlen edhe për stafin tjetër të shkollave. Ndërsa, për sa i përket grevës, ne jemi deklaruar edhe më herët se veprimet për ndërprerjen e procesit mësimor nuk kanë arsyetim”, ka thënë Pupovci për Radio Kosovën.

“Po, mund të konfirmoj se janë bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për fillimin e procesit mësimor. Është duke u bërë edhe shpërndarja e teksteve shkollore dhe çdo gjë është gati që mësimi të fillojë më datë 1 shtator”, tha më tutje ai.

Në anën tjetër, Sindikata e Arsimit ka insistuar se greva nuk do të ndalet.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Pensionohet mësuesi Sylejman Telaku nga Banja e Malishevës

Pas më shumë se 44 viteve pune të palodhur me ditar në dorë dhe...

E bojkotoi mësimin si pasojë e kushteve të rënda në Gjimnazin “Dr Shaban Hashani”, mësuesja nga Ferizaj: Ka përfunduar shkolla e re

Kushtet e mjerueshme në Gjimnazin “Dr Shaban Hashani” në Ferizaj kishin trazuar thuajse gjithë...

E dhimbshme: Mësuesja Gyltene Potoku Gashi, nga Mitrovica vdes në aksident trafiku

Mësuesja nga Mitrovica, Gyltene Potoku - Gashi, është një nga tre vitimat që kanë...

Nga Malvina Rista: Ushqeni fëmijët me dashurinë për librin!

Po jetojmë në një epokë ku teknologjia ka pushtuar çdo aspekt të jetës sonë....