E martë, 25 Shkurt, 2025

Pavarësia e Kosovës në librin për filloristë: Katër opsione, asnjëri i saktë

- Advertisement1-

17 shkurt 2008 është data kur Kosova e shpalli Pavarësinë. Por kjo datë nuk është përfshirë në asnjë nga katër alternativat me të cilat sfidohen nxënësit e klasës së katërt në pyetjen se kur është shpallur Pavarësia.

17 shkurt 2006, 17 shtator 2008, 17 shtator 2009 apo 17 shkurt 2007 janë opsionet që u ofrohen nxënësve në fletore-punën e lëndës “Shoqëria dhe Mjedisi 4” edhe pse data është dhënë e saktë në librin bazë, raporton KOHA.

- Advertisement -

Prindërit e nxënësve kanë reaguar në rrjete sociale për gabimin e vënë re. Ata kanë treguar se nxënësit janë detyruar që ta ndryshojnë njërin nga opsionet për të nxjerrë rezultatin e saktë, në librin me tri autore.

S’është hera e parë që raportohet për gabime nëpër libra shkollorë. Procesi i hartimit të teksteve shkollore ka kaluar jo rrallë pa debat dhe vërejtje politike.

KOHA ka nisur të shtunën pyetje në drejtim të Ministrisë së Arsimit nëse është në dijeni të këtij gabimi dhe çfarë masa janë ndërmarrë apo do të ndërmerren.

/ KOHA.net

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Lajm shumë i mirë për shkollën “Dardania” në Prishtinë: Pajiset me 2200 dollapë për nxënësit

Shkolla "Dardania" në Prishtinë ka njoftuar se kanë pranuar 2 mijë e 200 dollapë...

Lajm i mirë: 5600 dollapë për nxënësit e 9 shkollave fillore në Prishtinë

Punë e mirë po vazhdon të bëhet në shkollat e Prishtinës. Sot drejtoresha e...

Në shkollën “Ndre Mjeda” në Rakosh po vazhdon vlerësimi i performancës së mësimdhënësve

Në shkollën "Ndre Mjeda" në Rakosh të Istogut po vazhdon puna e ekipit për...

Luljeta Murati, zgjedhet mësuesja më e dalluar në shkollën “Ismail Qemali” në Prishtinë

Luljeta Murati, mësimdhënëse e Fizikës e cila punon qe 25 vite duke kontribuar në...