Paulina Nushi: Vajzën e dërgova në shkollë private, veç mos t’merrem me grevat e Rrahman Jasharit

- Advertisement -

Gazetarja Paulina Nushi ka folur për fillimin e vitit të ri shkollor, ku ka thumbuar paksa kryetarin e SBASHK-ut, Rrahman Jashraj.

- paragrafi 1 -

Ajo ka treguar se shkaku i Jasharajt e ka dërguar vajzën në shkollë private dhe jo pubike.

- Advertisement -

“Vajzën e dërgova në shkollë private, veç mos t’merrem me grevat e Rrahman Jasharit”, ka deklaruar ajo në T7, shkruan AlbanianEducation.net.

Ndërsa, përfaqësuesja e SBASHK-ut, Vjollca Shala, ka folur rreth mundësisë së grevës në sektorin e arsimit pas fillimit të vitit të ri shkollor.

- Advertisement -

Sipas saj, pas konstituimit të institucioneve, SBASHK-u është i gatshëm për dialog dhe për të paraqitur kërkesat e punëtorëve të arsimit, duke i cilësuar ato si legjitime dhe të arsyeshme.

Shala paralajmëroi se në mungesë të dialogut, nuk përjashtohen as veprimet sindikale.

“Po, në rast se nuk do të ketë prapë dialog dhe nuk do të ketë bashkëpunim për zgjidhjen e kërkesave të punëtorëve të arsimit, atëherë nuk përjashtohen as veprimet sindikale, natyrisht as greva”, theksoi ajo për RTV Dukagjini.