Patentohet ventilatori mekanik, shpikja e vitit 2024 e profesorit të UP-së

- Advertisement5 -

Profesorit të Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike në Universitetin e Prishtinës, prof. Arbnor Pajazitit i është miratuar dhe njohur patenta e „Ventilatorit Mekanik me Lidhje Rivepruese të Rregullimit” nga Agjencia për Pronësi Industriale e Republikës së Kosovës.

- paragrafi 1 -

Profesorit Pajaziti për shpikjen e patentuar i kishte ndihmuar shumë edhe i diplomuari i Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike në nivelin master dhe inxhinieri, Petrit Abdyli.

- Advertisement -

Aplikimi për patentë ishte bërë në shkurt të vitit 2024, ndërsa patenta vlen deri më 2 shkurt 2044.

Ventilatori mekanik është një pajisje inovative që mund të përdoret në fusha ku kërkohet kontroll i avancuar i procesit të ventilimit.

Ai bën lidhjen mes fushës së mekatronikës, mjekësisë e industrisë dhe tregon se Universiteti i Prishtinës dhe njësitë akademike të tij janë në hap me zhvillimet teknologjike të kohës dhe inovacionin.

- Advertisement -

Ideja e ndërtimit të ventilatorit mekanik që u financua nga BE-ja dhe Rektorati i Universitetit të Prishtinës kishte lindur në kohën e përballjes globale me virusin Covid 2019, kur mësimi zhvillohej online dhe kishte nevojë të madhe për pajisje të tilla.