Shkolla “Emin Duraku”, në Prizren është e gatshme për pritjen e nxënësve pas pushimit pranveror.
Gjatë pushimit pranveror, stafi teknik nën udhëzimet e drejtorit Rrahim Bektashi u angazhua për një mjedis të paraqitshëm shkollor, shkruan AlbanianEducation.net.
Njoftimi i shkollës:
Edhe gjatë pushimeve pranverore, stafi teknik nën udhëzimet e drejtorit Msc.Rrahim Bektashi u angazhua për një mjedis të paraqitshëm shkollor.
Gjatë kësaj kohe u bë lyerja e mureve të klasave, pastrimi i tyre dhe rregullimi i kopshtit të shkollës me prurje të reja bimore dhe dizajne tërheqëse për nxënësit. Kontributi i tillë, ndër tjerash, synon të përcjellë një ndjejë freskie për një fillim sa më të mbarë pas pushimeve pranverore.
Suksese të gjithëve!