Pasioni për fotografinë: Kur pas objektivit është dashuaruar e gjithë familja

- Advertisement -

Mëngjeset e hershme të mbuluara nga lagështia e vjeshtës janë frymëzuese për Kejsin dhe vëllain Amalin, që marrin rrugën drejtë gjetjes së fushave të hapura të Kamenicës, aty ku shpendët kërkojnë ushqimin.

Amali i vogël ani se vështirë e ka ta mbaj aparatin, mbledh fuqinë për ta drejtuar objektivin nga Grifsha krah hapur, për të garuar me të vëllain se cili nga ta do t’ia marrë zanatin babit, Arianit.

- Advertisement -

Me këtë Ariani synon tua mësoj fëmijëve përkushtimin ndaj punës dhe qëndrimin larg nga jeta digjitale.