E shtunë, 27 Korrik, 2024

Pasi të shihni videon e kësaj nëne s’do i lini më fëmijët të hanë thonjtë

- Advertisement1-

Dentisti nuk kishte parë asnjëherë më parë një gjë të tillë.

Thuhet se duart janë bileta e parë e rregullsisë dhe e pastërtisë së një individi, por fatkeqësisht disa persona kanë një ves të keq, atë të ngrënies së thonjve, fenomen kryesisht i përhapur tek të vegjlit.

- Advertisement -

Edhe pse shumë prindër përpiqen t’i këshillojnë fëmijët që t’i mbajnë larg gishtat nga goja për shkak të shumë mikrobe, kjo nënë ka ndarë një rrezik shumë më të madh sesa mikrobet duke u dhënë një mësim të mirë të gjithëve.

Sara Guidry, në videon e ndarë në YouTube, tregon se djali i saj Kale, i ka mbajtur gjithmonë në gojë gishtat, por ajo kurrë nuk mund ta imagjinonte këtë.

“Duke parë në gojën Kale, vura re diçka të bardhë në mishrat e dhëmbëve”,- shkruan e ëma. “Mora një piskatore dhe e tërhoqa. Ishte thua dhe pas tij, hoqa edhe katër të tjerë.”

Pas këtij zbulimi, Sara kontrolloi të gjithë zonën e infektuar të mishrave dhe nxori 27 copë të tjerë thonjsh mes mishrave të dhëmbëve: “Po, 27 copë.  Dentisti nuk kishte parë asnjëherë më parë një gjë të tillë”, – rrëfen më tutje Sara.

Përmes kësaj videoje, Sara u jep një këshillë të gjithë prindërve për t’u treguar ç’rrezik u shfaqet fëmijëve që hanë thonjtë: “Copat e thonjve shkojnë deri në thellësi të dhëmbëve dhe dëmtojnë seriozisht shëndetin e tyre. Mos i lejoni fëmijët të hanë thonjtë “, – përfundon ajo.

https://www.youtube.com/watch?v=te9q7N6qmbI&feature=emb_title

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Gjest human: Mërgimtari që jeton në Gjermani do ta paguajë shumën për shërimin e 13 vjeçares

Dje dhe sot nëpër media ka qarkulluar thirrja për ndihmë ndaj Rinesa Danit. Për trajtimin...

9 vjeçarit nga Prizreni, Benjamin Beqirit i duhet ndihmë financiare për shërim

Benjamin Beqiri nga Prizreni, i cili po përballet me disa sëmundje që në lindje...

Alp Morina (1-vjet e gjysmë), nga Lumishta e Malishevës ka nevojë për ndihmë

Apel për ndihmë! Alp (Liridon) Morina, nga fshati Lumishtë komuna Malishevë, mosha 1vit e gjashtë...

Vipa çips: Sigurinë e kemi gjithmonë në nivel, po eksportojmë në Itali pa asnjë pengesë

Kompania ‘Pestova’ ka reaguar lidhur me lajmin që u publikua në media lidhur me...