E shtunë, 22 Shkurt, 2025

Pasi Qeveria rriti pagat vjen premtimi i ri: Koeficienti i pagave do të bëhet 150 euro

- Advertisement1-

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka reaguar pasi Qeveria sot mori vendim për rritjen e pagave.

Abdixhiku ka thënë se në javën e parë të qeverisjes së tij, do ta bëjë 150 euro vlerën e koerficientit, shkruan AlbanianEducation.net.

- Advertisement -
“Po e përsëris, që në javën e parë të qeverisjes sime, koeficienti i pagave do të bëhet 150 euro! Ndryshimi po vjen!”, ka shkruar ai.

Kryeministri Albin Kurti sot njoftoi se nga janari i vitit të ardhshëm pritet të ketë rritje të pagave për sektorin publik. Ai bëri të ditur se kjo rritje do të bëhet në dy faza.

Kurti në një konferencë për media ka thënë se nga janari do të jetë një pjesë e rritjes së pagave, e nga korriku i 2025-s do të jetë pjesa e dytë e rritjes.

“Ne kemi vendosur që të mos mos e rrisim vlerën e koeficientit, por kemi vendosur që ta rrisim koeficientin për një njësi, për secilin punonjës të sektorit publik. Pra vlera e një koeficienti mbetet 110 euro, mirëpo rritet sasia e koeficienteve për një njësi. Nga janari i vitit të ardhshëm rritet për gjysmë njësie dhe pastaj nga korriku edhe për gjysmë njësie tjetër. Pra dikush që e ka koeficientin 5.6, në janar i bëhet 6.1, kurse në korrik 6.6, ngjashëm”.

“Shprehur në vlerë monetare i bie që për të gjithë punësuarit në sektorin publik, pagat për ta do të rriten për 55 euro duke filluar nga janari dhe për 110 euro nga korriku i 2025.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

“Matematicienët” e vegjël: Vëlla e motër i pret gara në Spanjë

Nina Jakupi nuk e ka fare problem t’i llogarisë numrat e shifrat edhe më...

Dy nxënës nga Gjilani pjesë në garat më të mëdha të matematikës në botë

Dy nxënës gjilanas do të jenë përfaqësues të Republikës së Kosovës në garat ndërkombëtare...

Arsimtari Enver Sejdiu – një figurë e rëndësishme në fushën e edukimit fizik

Arsimtari Enver Sejdiu është një figurë e rëndësishme në fushën e edukimit fizik, i...

Nga Rrezarta Dushi: Sjellja e nxënësve ndaj mësuesve një aspekt shumë i rëndësishëm në procesin mësimor

Sjellja e nxënësve ndaj mësuesve është një aspekt shumë i rëndësishëm në procesin mësimor....