E hënë, 10 Shkurt, 2025

Pasi e kaloi provimin e mjekësisë, roboti GPT-3 kalon edhe provimin e biznesit MBA

- Advertisement1-

Chatboti i inteligjencës artificiale i prodhuar nga kompania AI ka kaluar provimin final të programit MBA të dizajnuar nga Shkolla Wharton e Pensilvanisë, sipas një studimi të ri.

Profesori Christian Terwiesch, që ishte autori i studimit, vërejti se mësuesit duhej të ishin të shqetësuar se studentët e tyre mund të mashtronin me detyrat e shtëpisë dhe provimet finale duke përdorur chatbotët e Inteligjencës Artificiale.

- Advertisement -

GPT-3shi thuhet të ketë bërë punë të mrekullueshme në menaxhimin e operacioneve bazike, raporton Independent.

GPT-3shi ka marrë notën diku mes B- dhe B në këtë provim (me notimin tonë të ciklit fillor, mund të jetë 4 ose 4-).

Por, chatboti kishte treguar se ndonjëherë bënte edhe gabime befasuese në kalkulime relativisht të thjeshta të nivelit të klasës së 6 në matematikë.

Sipas hulumtuesve të shkollës së Whartonit ky studim i ri ka implikime të rëndësishme për edukimin në shkollën e biznesit.

Një tjetër studim kishte zbuluar se ChatGPT-ja mund ta kalonte edhe testin e licencimit mjekësor në ShBA USMLE-në, që zakonisht ju merr studentëve deri në katër vjet shkollim për ta kaluar./Nacionale/

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Test për mësuesit: 100 pyetje dhe përgjigje ndihmëse për provimin e kualifikimit

Ky është një material që u vjen në ndihmë të gjithë mësuesve që kanë...

Koduesit e vegjël të shkollës “Skënder Çaçi” mësojnë kodimin

Ministrja e Arsimit në Shqipëri, Ogerta Manastirliu, ka takuar koduesit e vegjël të shkollës...

Nxënësi 16-vjeçar nga Prishtina denoncon policinë, thotë se u rrah në drejtorinë e shkollës

Një nxënës 16 vjeçar i shkollës “Hoxhë Kadri Prishtina”, O.M. po pretendon se është...

Pensionohet Shaban Mazreku, punëtor teknik i shkollës “Ibrahim Mazreku” në Malishevë

Është pensionuar punëtori teknik Shaban Mazreku i shkollës “Ibrahim Mazreku” në Malishevë. Njoftimi i shkollës: Në...