Pas videos që u bë virale, djaloshit 9-vjeçar i vijnë mijëra aplikime për ta birësuar

- Advertisement -

Jordan, i cili ka qenë në një shtëpi fëmijësh për gjashtë vjet uroi për një familje dhe shprehu ëndrrën e tij për t’u birësuar, gjatë një interviste në televizion, duke ngjallur interes nga shumë familje në të gjithë vendin.

- paragrafi 1 -

Zyrtarët thanë se po shohin dhe po kërkojnë mes mijëra kërkesave për birësim.

- Advertisement -

“Unë thjesht do të doja të kisha një familje dhe të thërrisja mamin dhe babin, ose vetëm mamin, ose vetëm babin. Nuk e kam problem. Arsyeja pse kjo është e rëndësishme, është sepse kështu mund të kisha disa njerëz për të folur në çdo kohë, kur kam nevojë.”

Më pas, ai shton:

“Shpresoj që dikush të më zgjedhë.”

- Advertisement -

Brenda 12 orësh, pasi Jordan bëri lutjen e tij, mijëra kërkesa për adoptim erdhën nga i gjithë vendi.

Përveç gjetjes së një familjeje përgjithmonë, Jordan po kërkon edhe të rilidhet me vëllain e tij biologjik, i cili u birësua vitin e kaluar pa të.

“Ishte shumë e vështirë për Jordan. Atij i mungon shumë i vëllai”, u shpreh Christopher Marlowe, një specialist i mirëqenies së fëmijëve në Departamentin e Shërbimeve Njerëzore në Oklahoma.

Ai thotë se janë bërë përpjekje për t’i bashkuar ata përsëri:

“Kohët e fundit kemi arritur në gjetjen e kontaktit me atë familje (familjen që birësoi të vëllain e Jordan) dhe jemi në procesin e rindërtimit të kësaj marrëdhënieje. Familja birësuese ka vendosur që ta marrë Jordan, ndonjë ditë, për të kaluar më shumë kohë me vëllain e tij biologjik”.