Pas suksesit të motrës, Krenar Kozmaqi me dedikim emocionues: Faleminderit që i dhuron krenari mbiemrit tonë



nder titull

- Advertisement5 -

Krenar Kozmaqi ka ndarë një mesazh prekës në rrjetet sociale, duke shprehur krenarinë për sukseset akademike të motrës së tij, Shqiponjë Kozmaqi.

- paragrafi 1 -

Në postimin e tij, ai e falënderon publikisht për përkushtimin në hulumtime dhe për arritjet e saj, duke theksuar se ajo i sjell krenari familjes dhe mbiemrit të tyre.

- Advertisement - M1

“Faleminderit që i dhuron krenari mbiemrit tonë!” – shkruan ai, ndërsa e përshkruan motrën si shembull të maturisë, respektit, fisnikërisë dhe punës së palodhur, shkruan AlbanianEducation.net.

Postimi i tij:

Nuk është që e përdor shumë rrjetin social Facebook, por faleminderit, motër Shqiponjë, që me krenari po shkruaj! Sot pasi e pashë këtë certifikatë më bëri të jam shumë krenar dhe e meriton dhe një falenderim publik!

- Advertisement - m2

Shumë urime e suksese tutje në hulumtime!

Faleminderit që i dhuron krenari mbiemrit tonë!

Motër, në çdo hap tëndin reflektohet maturia, respekti dhe fisnikëria që të dallojnë. Si vëllai yt, është veçanti dhe krenari të shpreh vlerësimin më të sinqertë për ty dhe për gjithçka që përfaqëson në jetën tonë.

Të kesh një motër si ti është bekim. Ti je krenaria që gjithmonë më bën të kuptoj se çdo ëndërr mund të arrihet.

Jam krenar për çdo sukses tëndin, për zemrën tënde të madhe dhe për mënyrën se si i përkushtohesh mençurisë dhe mirësisë!

Ti meriton vetëm lumturi, shëndet dhe bekime pa fund!

Faleminderit që je gjithmonë aty, më mbështet, më këshillon dhe më jep forcë në çdo hap të jetës. Prania jote e bën jetën më të bukur dhe më krenare. Je shembulli se me punë, durim dhe mirësi mund të arrihet gjithçka!

Dhe në fund, duke e ditur se sa shumë je e përkushtuar në hulumtime, me duhet ta përdor më shpesh Facebook-un!

Shqip | English