Pas studentëve, a do të ndahen 100 euro për fundvit edhe për fëmijët?

- Advertisement -

Pesë ditë para mbajtjes së zgjedhjeve loakle, Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka njoftuar një paketë mbështetjeje financiare për studentët.

- paragrafi 1 -

Sipas tij, do të miratohet një vendim për ndarjen e 100 eurove për çdo student që plotëson kriteret, për të lehtësuar kostot që lidhen me fillimin e vitit akademik.

- Advertisement -

Ky vendim sipas Kurtit, synon që studentët dhe familjet e tyre të kenë mundësi të përballojnë më lehtë shpenzimet që vijnë me regjistrimin dhe fillimin e studimeve.

“Me rastin e fillimit të vitit akademik, do të miratojmë një vendim për ndarjen e 100 eurove për të gjithë studentët që plotësojnë kriteret, ashtu që ata dhe familjet e tyre ta kenë më të lehtë përballimin e kostove që lidhen me fillimin e vitit akademik,” tha Kryeministri Kurti.

A do të ndahen edhe për fëmijët?

- Advertisement -

Por krahas këtij vendimi që studentët të mbështeten me 100 euro, shtrohet pyetja nëse do të ketë edhe këtë vit ndarje të 100 eurove për fëmijët — ashtu siç ndodhi vitin e kaluar, por deri tani nuk ka një njoftim zyrtar nga qeveria në detyrë, dhe për këtë sot nuk foli as Kurti.

Kujtojmë se në dhjetor të vitit 2024, Kryeministri Albin Kurti kishte njoftuar se Qeveria ka ndarë nga 100 euro për të gjithë fëmijët nga mosha 0 deri në 16 vjet, të cilët janë përfitues të shtesave mujore për fëmijë.

“Pra, të dashur fëmijë, të gjithë ju që jeni të moshës 0 deri në 16 vjet dhe që jeni pranues të shtesave mujore për fëmijë, do t’i përfitoni nga 100 euro secili. Kjo nuk është vetëm një dhuratë e fundvitit nga shteti i juaj, por është një investim në mirëqenien e të gjithë fëmijëve pa dallim,” kishte deklaruar Kurti para gazetarëve më 2024. /AlanianEducation.net/.