Pas protestës për provimin pranues në Mjekësi, Inspektorati thotë se po trajton ankesat

- Advertisement -

Inspektorati i Arsimit ka njoftuar se janë duke trajtuar të gjitha ankesat e parashtruara në lidhje me provimin pranues nga kandidatët që nuk u pranuan në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”.

- paragrafi 1 -

Inspektorati i Arsimit bën të ditur për KlanKosova se gjithë kandidatët që kanë paraqitur ankesa do të marrin përgjigje zyrtare mbi shqyrtimin e tyre brenda afateve të përcaktuara.

- Advertisement -

Aplikantët e Fakultetit të Mjekësisë u mblodhën sot gjatë ditës para Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë në shenjë proteste, me parullat – “Mos na largoni nga Kosova!”, “Merrni përgjegjësi për gabimet në test!”,“Hetim!”, “Përgjegjësi!”.

Kandidatët që mbetën jashtë listës pranuese në drejtimet e Fakultetit të Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës po kërkojnë hetim dhe përgjegjësi në raport me pretendimet e tyre për parregullsitë në provimin pranuese, përfshirë këtu edhe keq-formulimet apo gabimet teknike të provimit pranues.