E hënë, 20 Janar, 2025

“Pas PISA-s, një testim për mësimdhënësit i domosdoshëm”

- Advertisement1-

Sindikata e arsimit tha se nuk do ta lejoj testimin e mësimdhënësve duke e cilësuar atë nënçmues. Deklarimet e sindikalistëve vijnë pas publikimit të rezultateve të PISA-s që e radhisin Kosovën në fund të tabelës. Por, organizata për rritjen e cilësisë së arsimit thotë se një testim i të gjithë mësimdhënieve është i domosdoshëm.

Ministria e Arsimit prej vitesh ka paralajëmruar nisjen e testimit të mësimdhënësve, si mënyrë për ngritjen e cilësisë së arsimit në Kosovë. Në qershor ajo ka publikuar një udhëzim administrativ përmes së cilit do të testohen vetëm mësimdhënësit të cilët dëshirojnë të avancohen në karrierë, vullnetarisht.

- Advertisement -

“Ministria në bashkëpunim me DKA e përgatit planin vjetor për vlerësimin e brendshëm dhe të jashtëm të performancës së mësimdhënësve”, thuhet në përgjigjen e MASHTI-t.

Udhëzimi u bë në qershor, por pak muaj më vonë një rezultat i PISA-s, e nxori Kosovën dobët ne fushën e arsimit dhe nxënësit e Kosovës me probleme në lexim, në të kuptuarit e leximit dhe shkencat natyrore. Saktësisht ky rezultat ka nxitur organizatën për rritjen e cilësisë në arsim që ta cilësojë të domosdoshëm vlerësimin e të gjithë mësimdhënësve.

“Nëse nxënësit sipas PISA-s, janë analfabet funksional atëherë edhe mësimdhënësit janë analfabet funksional sepse këta i prodhojnjë nxënësit, sa here që lypet testim për mësimdhënës këta hyjnë në grevë”, tha Rron Gjinovci nga ORCA

Por, me vlerësimin e mësimdhënësve nuk pajtohet SBASHK-u. Kryetari i sindikalistëve Rrahman Jashari, thotë se ata që duhet të testohen janë profesorët në fakultetin e edukimit

“Është nënqim për mësimdhënësit, sa të është SBASHK-u test nuk do të ketë imagjinojeni se si do të dukeshin mësimdhënësit rresht për një në test, kush do ta bëjë atë test nga kush do të vlerësohen, ata që duhet të testohen janë profesorët në Fakultetin e Edukimit”, tha ai.

Rezultatet e testit PISA shkaktuan një valë reagimesh, ndonëse të gjitha institucionet përgjegjëse dhanë arsyetimet e tyre.

- Advertisement -rrrrrrr

Një njohës i çështjeve të arsimit Januz Salihaj, thotë se në testin PISA 20% e nxënësve kanë performuar kënaqshëm ndërsa të tjerët kanë dështuar. Sipas tij testi PISA vlerësoi më së miri mësimdhënësit.

“20% e nxënësve kanë performuar kënaqshëm ndërsa të tjerët dobët dhe ky është vlerësim për mësimdhënsit sepse nxënësi pasqyron punën e mësimdhënësit dhe ky 20% duhet të jenë mësimdhënësit që duhet avancuar në karrierë dhe shpërblyer me të tjerët duhet të punohet”, tha Salihaj për RTV21.

Sipas rezultateve të testit PISA, mbi 80% e nxënësve në Kosovë nuk e kuptojnë atë që e lexojnë.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Nis mësimi në shkollën shqipe “ILIRIA” në Londër – nxënësit të gëzuar marrin në duar Abetaren shqipe

Ka nisur dje mësimi në shkollën shqipe "Iliria" në Londër. Shkolla ka njoftuar se dje...

Drejtoresha e shkollës “Elena Gjika” pret në takim themeluesin e PISA-s

Shkolla "Elena Gjika" në Prishtinë ka njoftuar se drejtoresha Zana Zeqiri ka pritur në...

Nxënësit e shkollës “Vaçe Zela” kujdesen çdo ditë për bimët e mbjella në kopshtin e shkollës

Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu, ka publikuar foto të nxënësve të shkollës “Vaçe Zela”,...

Pensionohet mësuesi Sadik Krasniqi nga Drenasi pas 42 viteve në arsim

Sot, në një ditë plot emocione dhe mirënjohje, nxënësit, kolegët dhe banorët e Llapushnikut...