E shtunë, 22 Shkurt, 2025

Pas një sëmundje të rëndë vdes profesoresha Shqipe Bajçinca – Brestovci

- Advertisement1-

Ka vdekur të dielën profesoresha e Fakultetit të Edukatës Fizike, Shqipe Bajçinca – Brestovci. Ajo ishte e angazhuar në pozita të shumta në sport, ndërsa ka vuajtur nga një sëmundje e rëndë për shumë vjet.

Ndër të tjera, profesoresha Bajçinca – Brestovci ishte anëtare e Bordit Ekzekutiv të Komitetit Olimpik të Kosovës.

- Advertisement -

Ka mbajtur pozita shumë të rëndësishme në Federatën e Hendbollit të Kosovës. Së fundi ishte kryetare e Shoqatës së Gjyqtarëve të Hendbollit dhe anëtare e Bordit të FHK-së. Ishte edhe delegate e Federatës Evropiane të Hendbollit, ish komesare e garave të FHK-së.

Në mënyrë aktive ishte marrë me karate, atletikë e hendboll. Në Fakultetin e Kulturës Fizike të Universitetit të Prishtinës ka ligjëruar për dy dekada e gjysmë.

Familjen e së ndjerës e kanë ngushëlluar Komiteti Olimpik i Kosovës, Federata e Hendbollit e Kosovës dhe institucione të tjera.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

“Matematicienët” e vegjël: Vëlla e motër i pret gara në Spanjë

Nina Jakupi nuk e ka fare problem t’i llogarisë numrat e shifrat edhe më...

Dy nxënës nga Gjilani pjesë në garat më të mëdha të matematikës në botë

Dy nxënës gjilanas do të jenë përfaqësues të Republikës së Kosovës në garat ndërkombëtare...

Arsimtari Enver Sejdiu – një figurë e rëndësishme në fushën e edukimit fizik

Arsimtari Enver Sejdiu është një figurë e rëndësishme në fushën e edukimit fizik, i...

Nga Rrezarta Dushi: Sjellja e nxënësve ndaj mësuesve një aspekt shumë i rëndësishëm në procesin mësimor

Sjellja e nxënësve ndaj mësuesve është një aspekt shumë i rëndësishëm në procesin mësimor....