Pas një note në matematikë, nxënësja 14-vjeçare largohet nga shtëpia, gjendet pas disa orësh

- Advertisement5 -

Një ngjarje shqetësuese ka përfshirë një familje nga Vlora, pasi një vajzë 14-vjeçare u largua nga shtëpia pas përfundimit të mësimit, duke shkaktuar orë të tëra ankthi për familjarët e saj.

- paragrafi 1 -

Sipas të afërmve, e mitura dyshohet se është përfshirë në një konflikt me një mësuese lidhur me një notë të marrë në lëndën e matematikës. Pas incidentit, ajo nuk është kthyer në banesë, ndërsa familja humbi kontaktet me të.

- Advertisement - M1

Pas kërkimeve intensive, vajza është gjetur mbrëmjen e djeshme në Tirana. Burime pranë familjes bëjnë me dije se 14-vjeçarja kishte kërkuar ndihmë në ambientet e një lokali në kryeqytet, ndërsa kanë qenë punonjësit e biznesit ata që kanë njoftuar menjëherë prindërit.

Babai i së miturës, gjatë një interviste në emisionin Me Zemër të Hapur në News24, u shpreh i tronditur nga ajo që kishte ndodhur, ndërsa tha se vajza ndodhet tashmë në gjendje të mirë shëndetësore.

“Ishte për një notë që kishte marrë në matematikë. Ishte ndjerë keq dhe ky ishte reagimi i saj. Nga Vlora në Tiranë e gjeta. Ishte e panikosur dhe kishte kërkuar ndihmë në një lokal. Ata më lajmëruan. Nga ora 22:00 u gjet. Tani është mirë”, deklaroi ai.

- Advertisement - m2

640 0 vlore vajza kaltra 433x300 1779192215

Babai shtoi gjithashtu se ende nuk ka mundur të komunikojë me mësuesen, për shkak të gjendjes emocionale që po kalon familja pas kësaj ngjarjeje.

Shqip | English