Dhjetë gjëra do të ndryshojnë në trup pas lindjes dhe shumë nëna shqetësohen për gjënë e gjashtë.
Gjithçka do të ndryshojë kur të bëheni nënë! Çdo grua shtatzënë e dëgjon këtë fjali dhe më së shumti mendojnë menjëherë ndryshimet në stilin e jetës dhe detyrimet. Dhe kjo është vërtet e vërtetë. Megjithatë, prisni ndryshime edhe në trupin tuaj.
Pas lindjes, trupit tuaj do t’i duhet më shumë kohë për t’u kthyer në normalitet, transmeton Telegrafi.
Ndonëse nuk jeni e përgatitur për këtë, këto janë disa ndryshime të papritura pas lindjes:
1. Do të kalojë shumë kohë para se të arrini të vishni rrobat tuaja që keni veshur para shtatzënisë.
2. Kërthiza nuk do të jetë më si më parë.
3. Gjoksi juaj do të ndryshojë. Me ushqyerjen e bebes me gji ndodhin kaq shumë ndryshime, gjinjtë do të jenë më të mëdhenj, më të ndjeshëm, krejtësisht ndryshe nga sa ishin më parë.
4. Menstruacionet do t’ju kthehen, ndërsa gjakrrjedhja pas lindjes do të zgjasë edhe pak!
5. Një vijë e errët në bark mund të mbetet, te disa femra thjesht nuk zbehet.
6. Flokët do t’ju bien, çdo gjë për shkak të ndryshimeve hormonale. Flokët ishin të bukur gjatë shtatzënisë, por tani do të duhet të kujdeseni paksa më shumë për ta, për shkak të rënies.
7. Barku nuk do të kthehet në gjendjen e mëparshme sikur e keni pasur para lindjes. Do t’ju duhet kohë që stomaku juaj të kthehet në gjendjen e mëparshme dhe ju takon të praktikoni një dietë të shëndetshme, të shëtitni aq sa ju lejohet dhe të pushoni sa më shumë që të mundeni!
8. Mbase të qani shpesh. Të gjithë mendojnë se hormonet janë përgjegjëse për sjelljen në shtatzëni, por ato do të vazhdojnë të punojnë edhe pas lindjes.
9. Do të jeni shumë më ngrohta se zakonisht. Sulmet e nxehtësisë për shkak të ndryshimeve në hormone do të ndodhin.
10. Organi juaj seksual do të jetë ndryshe. Mjekët zakonisht rekomandojnë që të mos bëni seks për gjashtë javë pas lindjes.