E diel, 23 Shkurt, 2025

Pas kujdesit për shikimin, edhe vizitat dentare për fëmijët falas

- Advertisement1-

Të gjithë fëmijët nga klasa e parë deri në përfundim të sistemit arsimor bazë do të kryejnë kontrollin periodik të dhëmbëve në shkolla.

Programi i kujdesit dentar vjen si një nismë e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale pak ditë pas miratimit të një tjetër programi, atij për kontrollit periodik të syve falas.

- Advertisement -

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, tha se ky program do të pilotohet fillimisht në 10 shkolla në Tiranë, për t’u shtrirë më pas në të gjithë vendin. “Sot jemi në shkollën “Jeronim de Rada” për të promovuar një prej programeve shumë të rëndësishme që ne sapo e kemi nisur, që është programi i dentistrisë në shkolla apo kujdesit dentar. Programi do të shtrihet në nivel kombëtar, duke filluar kështu një depistim me bazë të gjerë të fëmijëve në shkolla dhe komunitete”, tha Manastirliu.

Ky program do të ofrojë depistimin periodik, edukimi shëndetësor për ruajtjen dhe kujdesin e dhëmbëve, si dhe shërbime konkrete, si fluorizimi, pastrimi i gurëzave dhe trajtimet urgjente, apo mjekimet e patologjive të indeve të buta.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Psikologët e Harvardit japin këshilla për rritjen e fëmijëve

Shumë prindër janë lodhur duke dëgjuar se si teknologjia moderne mund të ketë efekte...

Prindërit kërkojnë ndihmë për shërimin e saj, vogëlushja Una vuan nga një sëmundje e rëndë

Prindërit e një vajze të vogël të quajtur Una, po kërkojnë ndihmë nga qytetarët...

Familja Dani nga Istogu kërkon ndihmë për shërimin e djalit, i duhet urgjentisht trajtimi jashtë vendit

16 vjeçari Elham Dami ka nevojë për ndihmë. Ai është i është diagnostikuar me...

13 vjeçarja nga Drenasi ka nevojë urgjente për ndihmën tuaj

Rinesa (Remzi) Dani, nga fshati Shtuticë, komuna e Drenasit, ka nevojë urgjente për ndihmë,...