Pas drejtimit të shkollës “Thimi Mitko”, Sevdije Morina Sadiku nis punën si profesoreshë në Universitetin “Kadri Zeka”

- Advertisement5 -

Pas disa vitesh drejtimi në krye të shkollës “Thimi Mitko” në Gjilan, Sevdije Morina Sadiku ka nisur rrugëtimin e saj profesional si profesoreshë e rregullt në Universitetin “Kadri Zeka”, shkruan AlbanianEducation.net.

- paragrafi 1 -

Njoftimi i shkollës:

- Advertisement - M1

…Shembull i drejtimit me dinjitet

Nga data 02.02.2026, drejtoresha e shkollës sonë znj.Sevdije Morina Sadiku ka filluar punën në cilësinë e profesoreshës së rregullt në Univerisitetin “Kadri Zeka” Gjilan. Aty, ku kontributi i saj do të jetë i çmuar dhe sa me fat janë studentët me të cilët do të bashkëpunojë, e sa me fat ishim ne që bashkëpunuam deri sot.

Në shkollën tonë filloi punën në vitin 1997-2018 si mësimdhënëse klasore, nga duart e së cilës dolën nxënës të suksesëshëm, e që me krenari themi që sot ata nxënës përfaqësojnë Kosovën në botë. Që nga viti 2018, iu besua detyra e udhëheqëses së shkollës.

- Advertisement - m2

Vite gjatë të cilave ajo nuk ishte drejtore, por ishte bashkëpunëtore. Kontributi i saj gjatë këtyre viteve me patjetër që do të mbetet në historikun e shkollës.

Ndryshimet që i solli shkollës, projektet e realizuara dhe investimet e bëra do të lënë gjurmë në rrugën e udhëheqjes së shkollës sonë. Ishte shembulli më i mirë i mundur i një udhëheqësi.Prandaj, drejtoresha Sevdije është vlerë e çmuar e shkollës sonë dhe ne jemi shumë të lumtur që arritëm ta njohim.

Dhe në fund, në emër të nxënësve, prindërve, mësimdhënësve e gjithë stafit të shkollës i urojmë shëndet dhe suksese në rrugëtimin e saj të ri.

Faleminderit që ishe frymëzim për të gjithë shkollën.
Sinqerisht,