E premte, 22 Nëntor, 2024

Pas 6 muajve nxënësit kosovarë kthehen në bankat e shkollës

- Advertisement1-

Sot (e hënë) pas gjashtë muajve nxënësit kosovarë do të kthehen në bankat e shkollë.

Institucionet arsimore dhe shëndetësore thonë se Kosova është bërë gati që të hënën, të nisë vitin e ri shkollor, por duke respektuar tri rekomandimet themelore për mbrojtjen nga pandemia e koronavirusit: mbajtjen e maskës, distancës dhe higjienën personale.

- Advertisement -
Përmes një konference për media, Ministria e Arsimit dhe Shkencës, ajo e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës të dielën thanë se deri te rikthimi i nxënësve në bankat shkollore ka ardhur pas përmirësimit të situatës epidemiologjike javëve të fundit.

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj, tha se institucionet arsimore tashmë janë pastruar, dezinfektuar dhe në to janë vendosur udhëzues se si nxënësit dhe mësimdhënësit të sillen gjatë pandemisë së koronavirusit.

Të gjithë duhet të mbajnë maska, tha Likaj, duke shtuar se tashmë janë shpërndarë gjysmë milioni maska për nxënësit dhe mësimdhënësit në tërë territorin e Kosovës.

“Në rast nevoje është paraparë angazhimi për normë plotësuese rreth 1,000 mësimdhënës për nëntë muaj. Treqind mësimdhënës me gjendje të rëndë shëndetësore do të jenë jashtë procesit dhe do jenë të mbuluar financiarisht, 100 punëtorë teknikë të mirëmbajtjes, e kështu më radhë. Janë ndarë mjete dhe është në proces blerja e pajisjeve të teknologjisë për nxënësit të cilët kanë mungesë dhe qasje në procesin mësimor në formën online”, tha Likaj.

Në udhëzimet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike (IKSHPK), për ruajtje të shëndetit të nxënësve në shkolla, thuhet se shkolla duhet të sigurojë që të respektohet distanca e caktuar e sigurisë të paktën 1.5 metra, secilit nxënës si dhe personelit të shkollës duhet t’i bëhet matja e temperaturës përmes termometrit laserik çdo ditë.

Çdo nxënës duhet të sigurojë maskën personale e cila përdoret gjatë gjithë kohës së qëndrimit në ambientet shkollore. Dezinfektimi i duarve duhet të bëhet pas çdo hyrje dhe dalje nga klasa, sipërfaqet dhe tavolinat duhet të pastrohen rregullisht me dezinfektues sipërfaqësor si dhe udhëzime të tjera.

Ministria e Arsimit ka paraparë që viti i ri shkollor të realizohet përmes tre skenarëve. Skenari A parasheh rikthimin në ambientet shkollore të nxënësve. Skenari B apo mësimi i kombinuar, parasheh rikthimin e pjesshëm me mësim të kombinuar -prezencë dhe mësim në distancë dhe skenari C është mësimi në distancë.

Viti i ri shkollor është dashur të fillojë më 1 shtator, por është shtyrë, siç është thënë nga Ministria e Arsimit, me qëllim të sigurimit të kushteve të sigurta për fëmijët, mësimdhënësit dhe prindërit.

- Advertisement -rrrrrrr

Kosova ka mbyllur institucionet arsimore në muajin mars, kur u paraqitën edhe rastet e para me coronavirus. Mësimi më pas është zhvilluar përmes platformave online dhe mësimeve të transmetuara në televizionin publik.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Pajtim Statovci fiton çmimin prestigjioz “Finlandia” në Stokholm

Shkrimtari i talentuar, Pajtim Statovci, është nderuar me çmimin prestigjioz “Finlandia” në Finlandë, për...

Sot dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, çfarë ndodhi në 22 nëntor 1908 në Kongresin e Manastirit

Në Kongresin e Manastirit 22 nëntori është shënuar Dita e Alfabetit Shqip, I zhvilluar...

“Do më japësh një 2 mijë lekësh të blej tost? S’do marr gjëra të shtrenjta”, babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit...

"Babush po iki për shkollë. Do më japësh një 2 mijë lekësh të blej...

Pensionohet edukatorja Valdete Dobroshi – Vllaqo nga Prizreni 

Valdete Dobroshi - Vllaqo, e lindur më 30 tetor 1959 në Prizren, është një...