Pas 42 vitesh kontribut në arsim, pensionohet mësuesi Xhafer Gashi nga fshati Sapniq i Rahovecit

- Advertisement -

Pas 42 vitesh përvojë pune në arsim, është pensionuar mësuesi Xhafer Gashi nga fshati Sapniq i Rahovecit, shkruan Albanian Education.

- paragrafi 1 -

Njoftimin e ka dhënë drejtori i Arsimit në Rahovec, Avni Morina.

- Advertisement -

Postimi i tij:

Pas 42 vitesh përvojë pune në arsim, sot, më 6 maj 2023 u pensionua mësuesi Xhafer Gashi nga fshati Sapniq.

Mësuesi Xhafer Gashi dha kontribut jetësor në arsimimin dhe edukimin e shumë gjeneratave. Ai ishte i afërt dhe shumë bashkëpunues me kolegët tjerë mësimdhënës dhe duke qenë i tillë, shumica prej nesh e thërrisnim me nofkën “Daja Xhafë”!

- Advertisement -

Karrierën e tij në arsim, mësuesi Xhafer Gashi e përmbylli duke udhëhequr si drejtor në shkollën e Sapniqit, ku punoi me vite të tëra.

Urime pensionin mësues Xhafer Gashi! Paç shëndet dhe jetë të gjatë së bashku me familjen tënde, me nipër e mbesa!

P.s: Mësuesit Xhafer Gashi iu plotësua edhe një dëshirë. Ai kishte dëshirë që unë, si drejtor i DKA-së ta përcillja në pension atë😊😊!