Pas 40 vitesh shërbim, Besnik Hadri përmbyll kontributin në shkollën “Yll Morina”

- Advertisement5 -

Besnik Hadri, është pensionuar pas 40 viteve  kontribut të çmuar si punëtor teknik në shkollën “Yll Morina” në Gjakovë, shkruan AlbanianEducation.net.

- paragrafi 1 -

Njoftimi i shkollës:

- Advertisement - M1

Sot, me respekt dhe mirënjohje të thellë, përcollëm në pension z. Besnik Hadri, i cili për plot 40 vite ka dhënë kontribut të çmuar në shkollën tonë si punëtor teknik.

Me përkushtimin, përgjegjësinë dhe punën e palodhshme të tij, ai ka kontribuar çdo ditë për pastërtinë, sigurinë dhe mbarëvajtjen e shkollës sonë. Prania dhe puna e tij kanë qenë një shtyllë e rëndësishme për komunitetin tonë shkollor.

E falënderojmë përzemërsisht për vitet e shërbimit dhe përkushtimit, duke i uruar shëndet të mirë, lumturi dhe ditë të qeta e të mbara në këtë kapitull të ri të jetës.

- Advertisement - m2

Me respekt,
Drejtoria dhe kolektivi i shkollës