Pas një karriere të gjatë dhe të përkushtuar prej katër dekadash në sistemin arsimor, është pensionuar profesoresha dhe drejtoresha shumëvjeçare e shkollës “Motrat Qiriazi” në Klinë, Angjelinë Kryeziu, shkruan AlbanianEducation.net.
Gjatë veprimtarisë së saj profesionale, Kryeziu ka dhënë një kontribut të çmuar në fushën e mësimdhënies, si dhe në menaxhimin dhe zhvillimin e institucioneve arsimore, duke lënë gjurmë të rëndësishme në edukimin e shumë gjeneratave.
Nga kolektivi dhe drejtoria e shkollës është vlerësuar lart puna dhe angazhimi i saj ndër vite, ndërsa në mesazhin e tyre përcjellës i kanë uruar shëndet dhe mirëqenie në këtë fazë të re të jetës pas pensionimit.
Pensionimi i saj shënon përmbylljen e një kapitulli të rëndësishëm në arsimin lokal, duke lënë pas një trashëgimi profesionale dhe njerëzore për komunitetin shkollor.
