E diel, 23 Shkurt, 2025

Pas 4 dekadash punë, pensionohet profesori i njohur Sadik Berisha

- Advertisement1-

Prej emrave të pleiadës së njohur të arsimit shqip, të periudhave më të rënda të kohës, por rininë shqiptare, është edhe emri i profesor Sadik Berishës.

Profesionalizmi, përkushtimi por edhe principi e sakrifica personale e tij, bënë që nga profesori i njohur i kimisë në Gjimnazin ‘Bedri Pejani’, Sadik Berisha, të dalin kaudro të pakontestuara mjekësh, farmacistësh e profesorësh të rinjë të kimisë nga rrafshi i dukagjinit.

- Advertisement -

Në këtë javë që po e mbyllim, në Gjimnazin ‘Bedri Pejani’, institucioni ka ndau dije Sadik Berisha edhe u pensionua.

Një koktej rasti organizuar nga shkolla, Drejtoria e Arsimit dhe kabineti i kryetarit të Komunës, e ku morën pjesë edhe miq e familjarë të profesorit, ishte përmbledhja 40 vjeçare e punës, aktivitetit, sakrificës e përkushtimit për profesor Sadik Berishën.

Fjalë rasti e falënderimi për punën dhe kontributin Sadik Berishës, u folën nga drejtori i Gjimnazit, prof. Musa Nikqi, përfaqësues komunal dhe miq e koleg.

Një dedikim punës dhe veprimtarisë së profesorit ja bëri edhe djali i tij, Korab Berisha, e i cili aty foli edhe për shëndetin e profesorit.

Postimi i plotë:

“Sot pas 40 vitesh punë sistematike, të palodhshme dhe të përkushtuar në arsim, babi profesor Sadik Berisha u pensionua! Profesor me 40 vite punë të palodhshme dhe të përkushtuar në arsim për kontributin e çmueshëm,i vëmendshëm dhe i afërt me të gjithë, i qetë dhe këshillëdhënës, kurdoherë në shërbim të arsimit cilësore në atdhe.

- Advertisement -rrrrrrr

Nuk u ndalove asnjeherë si në problemet e kohës qe të ran hise me u marr e as kur ju debuan nga shkollat edhe atëherë kur rrezikohej jeta nga pushtuesi serb, nuk ndalove as kur u diagnostifikove me kancer nuk pranove të mjekohesh në Gjermani vetëm e vetëm që të ishe pranë nxënesve dhe të vazhdosh punën. Punove si profesor i zellshëm dhe i kujdesshëm në edukimin e gjeneratave të reja,në punë , në shtëpi e në kurse su ndale asnjëhere dhe si rezultat i punës sot Peja, Gjakova, Deçani, Klina e Istogu si edhe disa rajone tjera te Kosoves përfshi këtu edhe një pjesë të Shqiperisë veriore si rezultat i punës janë regjistruar mbi 1000 (një mijë) mjek, stomatolog, farmacist e kimist!�Do të mbetesh në kujtesën e gjithë nxenësve e mësimdhënësve me butësinë tënde dhe dashamirësinë që e rrezaton. Unë dhe gjithë familja jemi krenar me ty sepse gjatë gjithë kohës ishe dhe je kujdesi, sakrifica dhe shembulli i jetës tonë.

Ne familja jemi krenar që të kemi bab sepse tërë jetën na kushtove neve, fëmijëve tu, dhe une Kaltrina,Krenarja e Krenari ta shpërblyem mundin dhe sot je babi i katër doktorve!

Urime ta gëzosh pensionimin, paq gjithmonë shëndet BABË.

Falemnderit për Mirënjohjen dhe respektin

Kryetar i Komunës Z. Gazmend Muhaxheri,

Drejtor i drejtoratit të Arsimit Z. Naser Gega,

Drejtor i Gjimnazit Bedri Pejani Prof. Musa Nikçi

Dhe gjithë kolege e koleg të profês!”-ka shkruar Korab Berisha.

‘RDAIO 1’ dhe Portali ‘Njeshi’ i bashkohen urimeve më të mira për profesor Sadik Berishën.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Mejdin Rrahmani zgjedhet mësimdhënësi më i dalluar në gjimnazin “Gjon Buzuku” në Prizren

Për nder të " 7 Marsit "– Ditës së Mësuesit, Këshilli i Arsimtarëve në...

Në Viti u mbajt testi për një grup të mësimdhënesve

Në Viti u organizua testi për mësimdhënësit të cilët e përfunduan trajnimin në programin:...

“Matematicienët” e vegjël: Vëlla e motër i pret gara në Spanjë

Nina Jakupi nuk e ka fare problem t’i llogarisë numrat e shifrat edhe më...

Dy nxënës nga Gjilani pjesë në garat më të mëdha të matematikës në botë

Dy nxënës gjilanas do të jenë përfaqësues të Republikës së Kosovës në garat ndërkombëtare...