Pas 33 vitesh kontribut në arsim, pensionohet mësuesja Qefsere Sokoli-Shala

- Advertisement5 -

Shkolla “Hilmi Rakovica” në Prishtinë ka njoftuar se Qefsere Sokoli-Shala, është  pensionuar, duke mbyllur një kapitull të jashtëzakonshëm prej mbi 33 vitesh në shërbim të dijes dhe edukimit, shkruan AlbanianEducation.net.

- paragrafi 1 -

Shkolla thotë se mësuesja Qefsere me punën e saj të palodhur, përkushtimin dhe dashurinë ndaj nxënësve, ajo ka lënë gjurmë të pashlyeshme në breza të tërë.

- Advertisement - M1

Njoftimi nga shkolla “Hilmi Rakovica” në Prishtinë:

Sot ishte një ditë e mbushur me emocione në shkollën tonë.

Pas një rrugëtimi të gjatë e të përkushtuar, arsimtarja jonë e dashur, Qefsere Sokoli-Shala, u pensionua, duke mbyllur një kapitull të jashtëzakonshëm prej mbi 33 vitesh në shërbim të dijes dhe edukimit.

- Advertisement - m2

Me punën e saj të palodhur, përkushtimin dhe dashurinë ndaj nxënësve, ajo ka lënë gjurmë të pashlyeshme në breza të tërë.

Çdo orë mësimi, çdo këshillë dhe çdo buzëqeshje e saj do të mbeten gjithmonë pjesë e kujtimeve tona më të bukura.

Sot nuk i themi lamtumirë, por faleminderit – për gjithçka që ke dhënë dhe për ndikimin e madh që ke pasur në jetët tona.

Të urojmë shëndet, lumturi dhe shumë momente të bukura në këtë fazë të re të jetës!
Me respekt dhe mirënjohje të thellë,

Kolektivi dhe nxënësit e shkollës

qs

658177335 1454874713093961 6811690922444580208 n