“Pare s’ka, libra s’ka”, fëmijët e komuniteteve e nisin vitin shkollor duarbosh

- Advertisement -

Në këtë rrugicë të lagjes ”28” në Fushë Kosovë, nate e ditë gumëzhijnë zërat e fëmijëve.

- paragrafi 1 -

Jo, nuk janë duke festuar fillimin e shkollës, sepse shumica nuk e kanë fare idenë se çfarë është një bankë klase, transmeton klankosova.tv.

- Advertisement -

Zilja më një shtator do të bie vetëm për ata që do të nisin mësim e këtu do të vazhdojë zhurma e rrugës.

Këta fëmijë kanë krijuar rregullin e tyre, shkolla është opsionale, dhe rruga është jeta.

Dy djem të tjerë tregojnë se nuk kanë shkuar kurrë në shkollë, ndërsa një tjetër thotë se ka ndjekur vetëm deri në klasën e dytë, sepse nuk ka pasur kushte dhe e ka lënë mësimin.

- Advertisement -

Ky 14-vjeçar është ndër të paktët që shkon në shkollë, edhe atë jo rregullisht.

Banori i kësaj lagjeje Ruhan Rexhepi, ka 9 fëmijë, disa prej tyre janë të martuar dhe punojnë, ndërsa dy djemë të tij, 14 dhe 12 vjeç, shkojnë në shkollë.

Ai thotë se ka aplikuar për subvencionet e Qeverisë për dy djemtë e tij, për t’u siguruar librat, por jo edhe për nipërit, njëri 12 dhe tjetri 8 vjeç

Për dy djemtë që shkojnë në shkollë thotë se nuk ka mundësi t’u blejë librat deri sa të dalin paratë nga banka.

Pra, ata do të ulen në bankat e klasës pa libra, dhe vetëm kur Qeveria e Kosovës i transferon 80 euro secilit, ai do të sigurojë materialet e nevojshme.

Rexhepi ka treguar se ish nusja, është ndarë nga djali i tij dhe të gjitha subvencionet që vinin për pesë fëmijët i kishte përvetësuar.

Kjo thotë se ka ndodhur për mbi një vit, derisa ai ka arritur t’i bllokojë fondet për nipërit e tij.

Në këtë lagje me 27 familje, vetëm 9 fëmijë shkojnë rregullisht në shkollë, të tjerët bredhin rrugëve, duke gjetur mësimin në lojë dhe zhurmë. /KlanKosova