E hënë, 24 Shkurt, 2025

Paratë për libra deri tani i kanë dalë 171 mijë e 200 aplikuesve

- Advertisement1-

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, ka njoftuar se deri më tani kanë aplikuar gjithsej 194.180 prindër, ose kujdestarë ligjor për subvencionimin e teksteve dhe materialeve shkollore.

Teksa ka bërë të ditur se është duke vazhduar subvencionimi për tekstet, Nagavci ka thënë që si asnjëherë më parë, cdo gjë është gati për fillimin e vitit shkollor, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

- Advertisement -

“Ndërkaq, janë subvencionuar gjithsej 171.200 aplikues. Procesi i transferimit të mjeteve është duke vazhduar edhe sot. Çdo rast i adresuar në numrin e telefonit dhe në email adresën [email protected] është trajtuar me prioritet dhe u është ofruar ndihma e nevojshme për aplikim dhe përfitim të këtyre mjeteve. Ashtu siç e kemi thënë, asnjë nxënës nuk do të mbetet pa tekste shkollore dhe si asnjëherë më parë gjithçka është gati për fillimin me kohë e të mbarë të vitit shkollor”, ka thënë Nagavci.

Sot gjatë ditës, ministrja ka njoftuar se janë bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për fillimin e vitit të ri shkollor 2024-2025.

Përmes një postimi në Facebook, Nagavci ka publikuar kalendarin shkollor, përmes së cilit do të përcaktohet pushimi vjeshtor, dimëror, pranveror e festat.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Teuta Desipojci, zgjedhet mësuesja më e dalluar e shkollës “Shkëndija” në Hajvali

Teuta Desipojci është zgjedhur mësuesja më e dalluar e shkollës "Shkëndija" në Hajvali për...

Shqipe Loshi, një edukatore e përkushtuar dhe një inspirim për brezat e rinj

“Çdo fëmijë është një yll – detyra ime është ta ndihmoj të shkëlqejë!” Ky është...

Mejdin Rrahmani zgjedhet mësimdhënësi më i dalluar në gjimnazin “Gjon Buzuku” në Prizren

Për nder të " 7 Marsit "– Ditës së Mësuesit, Këshilli i Arsimtarëve në...

Në Viti u mbajt testi për një grup të mësimdhënesve

Në Viti u organizua testi për mësimdhënësit të cilët e përfunduan trajnimin në programin:...