Paratë e librave për prindër që kanë aplikuar do të dalin këtë javë

- Advertisement -

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka njoftuar se nga kjo javë e ardhshme do të fillojë transferi i mjeteve për ata që kanë aplikuar, shkruan AlbanianEducation.net.

- paragrafi 1 -

Ajo ka njoftuar se deri tani numri i aplikuesve për subvencionim për tekste shkollore në Platformën e-kosova ka shkuar në 121,200.

- Advertisement -

“Sikurse kemi njoftuar edhe më herët, aplikimi do të jetë i hapur në mënyrë që të sigurohemi që asnjë nxënës për çfarëdo arsye të mos mbetet pa tekste shkollore”.

“Ju sigurojmë se çdo rast i adresuar do të trajtohet me prioritet dhe do të ofrohet ndihma e nevojshme për aplikim dhe përfitim të këtyre mjeteve”.

“Në shërbimin tuaj është edhe numri i telefonit pa pagesë për çfarëdo pyetje që mund të keni rreth aplikimit:0800 30 900 si dhe emaili:[email protected]”, ka shkruar Nagavci