E mërkurë, 27 Nëntor, 2024

Parashikimet në arsim për vitin 2022, ekspertët: Të rritet numri i mësuesve të trajnuar

- Advertisement1-

Ndërsa gjërat po bëjnë një kthesë drejt normalizimit dhe largimi i pandemisë duket se është drejt fundit, ja se çfarë parashikojnë ekspertët e edukimit për sistemin edukativ për vitin 2022.

Pandemia e Covid-19 ndryshoi shumë metoda standarde të të mësuarit dhe kuptuarit. Teksa bota ku jetojmë e përqafon teknologjinë, ‘si’ dhe ‘çfarë’ ne mësojmë në sistemin tonë edukativ do të vazhdojë të riformohet dhe rritet sipas kërkesave të shekullit XXI.

- Advertisement -

Ja çfarë na thonë disa nga ekspertët e sistemit të arsimit:

1- Ngritja e një ekosistemi me mësim të përzier

“Pandemia përkeqësoi vrullin aktual të rritjes në EdTech, por ka qenë gjithashtu një mbiekspozim i teknologjisë së fundmi. Kjo ka çuar drejt një lodhje digjitale, veçanërisht për fëmijët e rinj të cilët janë të pamësuar me të qëndruarit përballë një ekrani për shumë gjatë,” tha Shourie Chatterji, Shef i medias digjitale Schoolnet.

“Si rezultat, kur shkollat nisen të rihapeshin kishte thuajse një përjashtim total të teknologjisë. Tani, siç unë e shikoj, trendi i 2022 do jetë një përzierje e këtij ekosistemi. Ne kemi nevojë të vendosim një balancë të mirë mes përdorimit të teknologjisë në klasa dhe përcjelljes së formës tradicionale të mësimit dhe të kuptuarit”, tha ai.

“Shkollat dhe mësuesit duhet të veshin parzmoren e fuqisë së teknologjisë, duke u mundësuar rritjen e efikasitetit të të mësuarit, përmes burimeve globale, me mjete të drejtuara nga AI për të krijuar vlerësime të përshtatshme dhe personalizuar rrugën e të mësuarit. Teknologjia mund të lidhe çdo student për të mësuar sipas dispozicioneve dhe stileve të tyre”, shtoi Chatterji.

“Në vitin 2022, teknologjia do zgjerohet më tutje në jetët tona, duke u bërë më përfshirëse. Ne duhet të shtojmë infrastrukturën digjitale të qeverisë dhe përballimin e shkollave private sikurse mësimet e personalizuara/ vetjake në shtëpi”.

- Advertisement -rrrrrrr

2- Fokusimi te emocionet dhe shëndeti mental i fëmijëve

“Një shkollë është një botë në miniaturë ku, unë besoj, sfida dhe ndryshimi janë të dyja nevoja zhvilluese: çelësi i leksioneve të mësimit përgjatë këtyre muajve sfidues janë përshtatshmëria dhe elasticiteti,” tha Radhika Sinha, Drejtor i Aditya Birla World Academy.

“ Sot, edukimi nuk ka të bëjë vetëm me vlerësimet akademike. Gjithashtu ka të bëjë me shtimin e empatisë në aftësitë e jetës, të tilla si vetë-menaxhimi, mendimi i dukshëm dhe të qenurit mendje-hapur”, tha ajo.

“Përgjithësisht besohet se të mësuarit e eksperiencës nuk duhet vetëm të shfaqë arsye, por gjithashtu të ndezë imagjinatën tek nxënësi”, tha ajo.

“Ndërsa unë besoj vendosmërisht se asnjë nuk mund të zëvendësojë prekjen njerëzore në klasat plot me studentë, me gumëzhima vibruese të aktiviteteve, ne po i ripërcaktojmë dhe rikrijojmë klasat tona brenda hapësira virtuale, ndihmuar nga mjetet Edtech,” tha ajo.

Tani që ne kemi parë më të mirën e të dyja botëve, përzierja online dhe jo online do i bëjë skenarin e edukimit më shumë dinamik.

Klasat-platforma përfekte për shkëmbimin e ideve dhe ndërtimin e një kapitali social, ngulitjen e pranimit, empatisë dhe respektit. Fitimi i pikëve nga kujdesi i të mësuarit të përpunuar i mban studentët kurioz, të entuziazmuar dhe të angazhuar.

Ndërsa prindërit mund të vendosin vlerësimet akademike në sipërfaqe, po aq të rëndësishëm janë dhe elementët e mësimit eksperimental, kreativiteti, të menduarit dizenjues, vlerat dhe etika, përgjegjësitë sociale, shëndetit dhe fitnesi.

“Ne do vazhdojmë të mbajmë fokusin këto zona të të mësuarit. Përveç aspekteve informuese të të mësuarit, aspektet transformuese përmbajnë emocionet dhe shëndetin mental, dhe ky është racionaliteti pas krijimin të Minds Matter,” tha Singh.

“Ne dëshirojmë të shikojmë këtë progres të shëndetit mental në kurrikul të kthehet në pjesë integrale për mësimin e fëmijëve tanë përmes viteve të tyre të rritjes. Jetët tona, ndoshta, nuk do jenë më kurrë si më parë dhe për të vazhduar përpara mënyra e vetme është të përshtatemi me ndryshimin,” shtoi Radhika Sinha.

3- Përmirësimi dhe rikualifikimi për mësuesit

“Ndërsa teknologjia edukative ka ndryshuar me ritëm të shpejtë, gjithashtu ka ndryshuar si mësuesit lidhen me studentët e tyre dhe klasat e tyre,” tha Surabhi Goel, drejtor i Aditya Birla Education Academy.

“Me mundësitë e thjeshta dhe të bollshme të informacionit, studentët sot kanë nevojën moderne të mjeteve për të zbuluar fakte dhe dije në mënyrën e tyre. Kjo ka çuar në një evolucion ku mësuesit veprojnë si lehtësues, duke ndihmuar studentët të kuptojnë si të mësojnë, të duan mësimin dhe si të zbulojnë dhe kuptojnë informacionet që ata gjejnë,” tha Surabhi Goel.

Prandaj, nevoja për mësues të trajnuar do të rritet në vitin e ardhshëm.

“Përmirësimi i mësuesve nuk do japë vetëm skajin e nevojës për të qëndruar nga ana e shkathtësive përkatëse, por gjithashtu të mundësojë besimin dhe vetëvlerësimin që i ndihmon ata të jenë edukatorë më efektivë”, tha Goel.

“Nëse mësuesit duan të përvetësojnë punë të mirë-paguara, atëherë duhet të eksplorojnë karriera me mundësi sfiduese dhe të arrijnë të marrin certifikata me kualifikime ndërkombëtare. Rritja e aftësive është çelësi dhe TANI është koha,” përfundoi Surabhi Goel. /PortaliShkollor/

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Pensionohet profesori Bahri Hajredini nga Mitrovica

Profesori Bahri Hajredini, një figurë e nderuar dhe udhëheqës i shumë brezave nxënësish, del...

Shkolla “Mid’hat Frashëri” në Krajk të Hasit feston në mënyrë madhështore 28 Nëntorin

Fëmijët e klasës përgatitore të SHFMU "Mid'hat Frashëri" Krajk -Has me edukatoret e tyre...

VJEN PREMTIMI I MADH: Nga 671 në 840 euro, rritje e pagave të mësimdhënësve në javën e parë të qeverisjes

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku e ka prezantuar në Vushtrri planin...

Shkolla “Pjetër Budi” në Lubizhdë të Hasit organizon program festiv për 28 Nëntorin

Për nder të “28 Nëntor” , SHFMU “Pjetër Budi”, organizoi një program festiv për...